1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C, duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.

Pozicioni:

Inxhinier i Mekanikës

Departamenti:

Mirëmbajtje

Lokacioni:

Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon punën e përgjithshme të Njësisë dhe ndihmon në caktimin e objektivave
  • Përgatitë dokumentacionin për projektet, përfshirë dizajnet, specifikacionet teknike, paramasat dhe parallogaritë, tërë dokumentacionin teknik
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen makinerike të sistemeve të punës operative konform standardeve të punës dhe rregulloreve të brendshme dhe për zbatimin e metodave të avancuara tekniko-teknologjike në procesin e punës dhe përmirësimin e tyre në bazë të përvojës dhe specifikave të pajisjeve
  • Punon rreth programeve investuese për modernizimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e listave defektuese gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierët tjerë
  • Punon dhe përpunon dokumentacionin teknik në formë elektronike
  • Kryen edhe detyra të tjera të ngjashme sipas nevojave të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimet: Konstruksione, Prodhimtari dhe Termoenergjtikë
  • Përvojë pune së paku 2 vite
  • Përvojë pune në udhëheqjen e punëve në lëmin e riparimeve mekanike, përpunimit dhe konstruksioneve makinerike
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike (Microsoft Office, Autocad, Microsoft Project)
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 15.12.2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Mekanikës”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Inxhinieri
Skadon 15/12/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet