1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Dyqani online foleja është në kërkim të një UI/UX Designer, për të ju bashkangjitur ekipes. Apliko tani dhe bëhu pjesë e platformës E-Commerce më të madhe në Kosovë!
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të kenë kualifikimet e mëposhtme:

Detyrat & përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i dizajneve UI/UX për faqen tonë E-Commerce, duke i përfshirë të gjitha komponentët e faqes.
  • Përmirësimi i eksperiencës së përdoruesit duke u bazuar në vlerësimin e përdoruesve dhe analizave të performancës.
  • Përshtatja e dizajneve për të përmbushur standardet e eksperiencës së përdoruesit në pajisje të ndryshme.
  • Përdorimi i teknologjive dhe trendeve të fundit në fushën e dizajnit UI/UX, për të siguruar një përvojë të freskët dhe moderne.

Kualifikimet & aftësitë:

  • Eksperiencë pune si UI/UX Designer, preferohet 1-2 vjet përvojë.
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e programeve të dizajnit si Adobe XD, Figma, Photoshop.
  • Njohuri të thellë në konceptet e dizajneve të përdoruesit dhe implementimi i praktikave më të mira.
  • Aftësi për të punuar efikas në një mjedis E-Commerce me një numër të lartë të produkteve dhe faqeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në një ekip multidisiplinor.
  • Pasion për përmirësimin dhe inovacionin e vazhdueshëm.

Si të aplikoni:

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe portfolion personale të projekteve të mëparshme permes butonit Apliko Ketu ose në career@foleja.com, data e fundit e aplikimit 15/01/2023, 23:59. 

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 29/12/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet