UNDP
Programi i vetëpunësimit për punëkërkues të rregullt
Shpërndaje
	 	 

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR PUNËKËRKUES TË RREGULLT

ZGJATJE E AFATIT PËR APLIKIM

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpallin thirrjen e hapur, për personat e regjistruar si të papunë për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/paisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit për vitin 2019 në 15 komuna të Kosovës: Mitrovicë, Mitrovicë/veriore, Skenderaj, Vushtrri, Leposaviq , Zubin Potok, Zveçan, Fushë Kosovë, Gllogovc, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Novobërdë dhe Prishtinë.

Rreth Programit të Vetëpunësimit

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e regjistruar si të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/paisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Programi në vazhdimësi do të asistojë në zhvillimin e biznesit përmes këshillimit për t’i ndihmuar personat e regjistruar si të papunë me kualifikime të orientuar për të qenë të suksesshëm në fushën e zgjedhur. Programi i prezentuar i vetëpunësimit është program konkurrues për të garantuar kthimin më të lartë të mundshëm të investimit. Procesi i përzgjedhjes ka për qëllim të sigurojë transparencë dhe konkurrencë të drejtë dhe t’i mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit që garantojnë rezultate të qëndrueshme.

Mbështetja nga programi

Qëllimi i Programit është që të sigurojë mbështetje hap-pas-hapi për planet e biznesit që kanë mundësinë më të madhe të arrijnë sukses dhe të përballen me barriera të ndryshme të tregut. Për këto qëllime Programi është ndarë në dy faza:

Faza e parë: Pjesëmarrësit e kualifikuar fillimisht aplikojnë me planin e tyre të biznesit përmes formularit të aplikimit, të cilin e dorëzojnë në Zyren e Punësimit. Komisioni i verifikimit administrativ vendosë nëse plani i biznesit i secilit aplikant plotëson kriteret për të kaluar në fazën e dytë, në vlerësimin e ekspertëve.

Faza e dytë: Aplikantët që kalojnë me sukses fazën e verifikimit administrativ, kalojnë në fazën e vlerësimit teknik nga ana e ekspertëve si dhe nëse ekspertët zgjedhin planin përkatës, aplikantët ftohen në intervistë për t’u verifikuar plani përkatës i biznesit dhe në fund pas konfirmimit të të gjitha informatave merret vendimi final nga komisioni.

Sektorët ekonomik me prioritet dhe të pranueshëm

Aktivitetet e biznesit që do mbështeten, duhet të jenë në njërin nga gjashtë sektorët e mëposhtëm ekonomik , sektorë të përzgjedhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që kanë potencial më të lartë për rritje ekonomike në Kosovë, përkatësisht:

  • Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit, me fokus në përpunimin e mishit;
  • TIK;
  • Ndërtimtaria;
  • Industria e përpunimit të metalit;
  • Industria e tekstilit;
  • Industria e përpunimit të drurit;
  • Tjera profile specifike: Floktare/Berber, Auto-Mekanik, Auto-Ngjyrosje, Gomister, Auto-Larje.

Luteni të shihni shtojcën Nr. 1 të kësaj thirrjeje ku janë të specifikuara profesionet/profilet që do të mbeshtetën me mjete dhe paisje në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Planet e biznesit të papranueshme për të marrë pjesë në Program janë:

  • të gjitha llojet e veprimtarive në kuadër të sektorit primar të bujqësisë ose blegtorisë;
  • të gjitha llojet e veprimtarive të cilat nuk janë të shtojcën Nr. 1 të kësaj thirrjeje;
  • veprimtaritë me patundshmëri, lizing;
  • veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve dhe veprimtaritë që përfshijnë bixhozin;
  • prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit dhe rakisë;
  • prodhimi i produkteve të duhanit;
  • prodhimi dhe shpërndarja e armëve;
  • prodhimi që përdor teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, ujit, tokës etj.);
  • bizneset joformale;
  • bizneset ekzistuese – të regjistruara në ARBK;
  • aktivitete biznesore nga sektori i tregëtisë.

Aplikantët e pranueshëm

Të gjithë aplikantët e interesuar për tu kualifikuar për aplikim, duhet të jenë të papunësuar në momentin e aplikimit . Ata janë të obliguar që personalisht të marrin pjesë në fazat e Programit dhe të jenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në zhvillimin dhe realizimin e biznesit. Kandidatët e kualifikuar dhe pjesëmarrës në Program duhet të jenë të regjistruar si të papunë në Zyret e

Punësimit (ZP) si dhe duhet të kenë të kryer trajnimin “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi” në Qendrën e Aftësimit Profesional; kryerja e ndonjë trajnim tjetër të akredituar si dëshmi se e njohin profesionin përkatës në kohën e aplikimit do të jetë përparësi.

Pas çdo thirrjeje, programi do qëndrojë i hapur së paku 30 ditë. Punëkërkuesit që nuk e kanë përfunduar trajnimin “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi” në QAP, gjatë kësajë periudhe kanë mundësi t’i drejtohen QAP përkatës dhe ta përfundojnë trajnimin. Punëkërkuesit që nuk kanë mundësi, mund të presin për ndonjë thirrje tjetër për aplikim në kuadër të Programit.

Këshilltarët për punësim do të sigurojnë sesione këshillimi gjatë të cilave punëkërkuesit informohen nëse i plotësojnë kushtët të aplikojnë në këtë Program.

Personat e papunë të grupeve në vijim do të kenë prioritet:

  • të rinjtë (18-30 vjeç);
  • të papunët afatgjatë (më shumë se 12 muaj);
  • gratë;
  • të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore;
  • përfitues të ndihmës sociale;
  • personat e vetëm, me një ose më shumë anëtarë që varen nga ai/ajo (prindër vetëushqyes);
  • personat nga viset rurale;
  • personat me aftësi të kufizuara;
  • grupet e pakicave etnike.

Personat që nuk kualifikohen për aplikim janë ata persona të cilët:

  • nuk janë të regjistruar në ZP;
  • nuk kanë përfunduar trajnimin në QAP;
  • kanë përfituar më heret plan biznesi ose masa tjera aktive të punësimit (subvencionim në pagë);
  • janë në konflikt të interesit me palë të përfshira dhe vendimmarrëse në Program;
  • janë punëkërkues që kanë përfituar nga masa të tjera aktive të tregut të punës gjatë 12 muajve të mëparshëm kalendarik (nga data e aplikimit për Ide të Biznesit).
  • personat që kanë biznes të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës;

Mbështetja nga Programi

Programi i Vetëpunësimit do të sigurojë mjete dhe paisje teknike bazike sipas profileve të pranuara në këtë shpallje për çdo plan të biznesit të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes ku do të ofrohet mbështetje sipas planit të biznesit.

Aplikantët që sigurojnë kontribut financiar (jo-obligativ) me minimum 500.00 Euro, do të marrin pikë shtesë nga vlerësimi i planeve të biznesit (3 pikë prej 100 në total - vetëm në rast se sillet dëshmi/deklaratë e noterizuar e kontributit financiar). Nëse shuma e kontributit është më e vogël se ajo e përmendur më lartë, nuk do të ipen pikë shtesë.

Përparësi do t’u jepet aplikantëve me ide unike të biznesit (të papërsëritura te aplikantët tjerë) ose që ofrojnë produkte/shërbime të reja, përdorin zgjidhje teknike dhe teknologji të reja prodhimi dhe/ose që kursejnë energji elektrike, përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë, si dhe biznese që krijojnë më shumë se 3 vende pune (vetëm për të papunët e regjistruar).

Kriteret e vlerësimit të Biznes Planeve

Çdo plan i biznesit vlerësohet në dy faza :

  1. Verifikimi Administrativ

Verifikimi administrativ konsiston në verifikimin e plotësisë dhe vërtetësisë së dokumenteve të kërkuara nga Programi. Disa nga elementet që verifikohen janë:

  • Modeli i planit të biznesit dhe bashkëlidhjet; o Posedimi i çertifikatës së trajnimit;

o  Posedimi i referencave nga punëdhënësit paraprak;

o  Posedimi i çertifikatave për njohjën e profesionit, diplomave etj.

  1. Vlerësimi i ekspertëve

Vlerësimi bëhet nga dy ekspertë të pavarur. Secili ekspert vlerëson planin e biznesit dhe nuk diskuton vlerësimet e tij/saj me të tjerët. Nëse ndryshimi ndërmjet rezultateve të dy ekspertëve është më i madh se 15 pikë, plani i biznesit i jepet një tjetër eksperti për një vlerësim të tretë. Rezultati përfundimtar për këtë plan të biznesit është rezultati mesatar i dy vlerësimeve. Ekspertët e vlerësimit bëjnë vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara në bazë të 2 (dy) kritereve të përshkruara sipas formularit të vlerësimit të planit të biznesit.

Rezultati maksimal është 100 pikë dhe matet sipas kritereve të mëposhtme:

  • Realizueshmëria financiare e biznesit;
  • Resurset në dispozicion për biznesin – objekti, paisjet, furnizimet dhe stafi;
  • Njohja e llojit përkatës të biznesit, organizimi biznesit dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Vlerësimi i tregut, njohja e konkurrencës dhe marketingu.

Si të aplikoni

Të gjithë personat e interesuar që plotësojnë kushtet për aplikim, të kompletojnë Formularin e aplikimit për plan të biznesit dhe ta dorëzojnë atë në Zyrën e Punësimit ku ai/ajo është i/e regjistruar, në një origjinal dhe dy kopje tjera identike, në shqip apo serbisht në zarf të mbyllur. Në rast se zarfi nuk është i mbyllur nuk do te merret parasysh.

Aplikantët janë të obliguar të sigurojnë si bashkëlidhje në Formularin e Aplikimit CV-në e tyre nga SIMP (nga Zyra e Punësimit), çertifikaten e trajnimit në Qendrën e Aftësimit Profesional, dëshmi mbi kualifikimin dhe përvojën e tyre që përputhet me idenë e paraqitur të biznesit si dhe dokumentet tjera përcjellese të cilat përshkruhen në Planin e Biznesit (pjesa e udhëzimeve).

Aplikimi për plan të biznesit duhet të dorëzohet në zyren më të afërt të punësimit ku aplikuesi/ja është regjistruar si i/e papunë. Formulari i plotësuar i Aplikimit me dokumentet e bashkëlidhura duhet të dorëzohet personalisht në zyrën përkatëse të punësimit brenda afatit të caktuar në shpallje.

Çdo aplikacion i dërguar i pa plotësuar me dokumentacion përkatës dhe pas afatit të fundit të shpallur, konsiderohet i pavlefshëm.

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Hënë 22 Korrik 2019, në orën 14:00.

Secili aplikant mund të aplikojë me vetëm një plan të biznesit (një anëtar për familje).

Aplikantet të cilët posedojnë biznese të regjistruara në ARBK dhe këto biznese nuk i kanë aktive, duhet të sjellin dëshmi që e kan filluar procedurën e mbylljes së biznesit jo aktiv që figuron si i regjistruar në sistemin e ARBK-së.

Informata të detajizuara mund të gjeni në thirrjen për aplikim dhe udhëzime tek formulari i aplikimit.

Informata shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në:

www.mpms.rks-gov.net

http://aprk.rks-gov.net/

dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.

Në rast se keni pyetje shtesë për programin e vetëpunësimit, ju lutem kontaktoni Zyrën e UNDP përmes postës elektronike: almp.ks@undp.org.

Rreth projektit ALMP2 në UNDP Kosovë

Objektivi kryesor i Programeve Aktive të Tregut të Punës (PATP/ALMP) është përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve të tregut të punës për të hartuar politikat relevante të përgjegjshme-gjinore në nivelin qendror dhe ofrimi i shërbimeve të integruara në nivel lokal, duke u fokusuar në grupet më të cenueshme në mesin e të papunëve. Gjithashtu, projekti ofron mundësi për punësim dhe trajnim për personat e papunë, të regjistruar në ZP në të gjithë Kosovën, përmes programeve të ndryshme aktive si: Subvencionimi i Pagave (SP), Trajnim në Punë (TP), Praktikë në Punë (PP) dhe Vetëpunësim (VP).

PROFESIONET E PRANUARA PËR TË CILAT OFROHEN MJETE DHE PAISJE SIPAS SEKTORËVE:

  • Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit:
  • Përgaditja e ëmbëlsirave,
  • Përgaditja e ushqimeve të shpejta,
  • Përpunimi i mishit (përgaditja e produkteve të bluara).
  • TIK krahas me kontraktimin e jashtëm të proceseve të biznesit dhe sektori i qendrave të mbështetjes për konsumatorë:
  • Zhvillimi i Programeve
  • Servisimi i paisjve në kuadër të TIK
  • Printimi i dizajneve për produkte të tesktilit
  • Ndërtimtaria:
  • Instalues i ngrohjes qendrore
  • Suvatues dhe Fasadues
  • Instalues i sanitarisë/Qeramikës
  • Instalues elektrik
  • Murator
  • Industria e përpunimit të metalit:
  • Saldues
  • Metalpunues
  • Industria e tekstilit:
    • Rrobaqepës
    • Qëndisje
  • Industria e përpunimit të drurit:
  • Zdrukthëtar
  • Mobileri
  • Tjera:
    • Floktar/Berber,
    • Auto-Mekanik,
    • Auto-Ngjyrosje,
    • Gomister,
    • Auto-Larje.

Vërejtje: Aplikanti duhet të zgjedhë vetëm njërin nga profilet e lejuara, si psh: nëse është në profilin e ndërtimtarisë, zgjedhë vetëm njërin nga pesë profesionet e lejuara nga profili i ndërtimtarisë listuar në listën më lartë ose në kuadër të sektorëve tjerë vetëm njërin nga profilet të cilët mbështeten nga programi. Profile tjera që nuk janë listuar në këtë listë nuk mbështetën nga Programi. Ofertat/faturat nuk pranohen si dokumentacion përbërës në kuadër të aplikimit. Pako e paisjeve është e përcaktuar sipas profilit.

Shikime 1507
Kategoria Të tjera
Skadon Skadon: SOT
Orari Contract
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC