Korporata Rugove
Serviser për Aparate dhe Frigorifer
Shpërndaje
	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

SERVISER PËR APARATE DHE FRIGORIFER

ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të pozitës:

  • Përgjegjës për servisimin e aparateve të ujit dhe frigoriferëve;
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre;
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.;
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara;
  • Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve dhe stokut të pjesëve rezervë;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të jenë të gatshëm për pune ekipore;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Kriteret e punësimit:

  • Shkolla e mesme;
  • Shkollimi i lartë në fushën relevante konsiderohet përparësi;
  • Përvojë pune së paku 1 vjeçare në fushën e servisimit të pajisjeve;
  • Patent shofer, kategoria B.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 18 Gusht 2019, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

TAGS: Korporata Rugove, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 762
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC