1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë në kuadër të zgjerimit të degëve të saj kërkon të punësojë: DREJTOR/E DEGE – Prishtinë

Misioni i Degëve të Bankës Credins është të sigurojnë ushtrimin e veprimtarisë bankare në përputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa në favor të institucioneve shteterorë, ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, lëshime çeqesh etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. 

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim, Master në Manaxhim.
  • Trajnime në fushën e manaxhimit bankar.
  • Të ketë eksperience pune 3-5 vjet në sistemin Bankar dhe veçanërisht në fushat e kredidhënies & Operacionale.
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën bankare, mundësisht të njohë pozicione të ndryshme pune në bankë.
  • Eksperiencë në pozicione të tilla manaxhuese në fushën bankare përbën avantazh.
  • Njohuri të mira teknike.
  • Aftësi të mira për të analizuar situatat.
  • Aftësi organizuese e kontrolluese.
  • Të zotërojë certifikime të gjuhës angleze dhe trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës.
  • Të ketë gatishmërinë për të punuar me orë të zgjatura dhe gatishmërinë për t`u përgjigjur në çdo kohë për çdo problem që lidhet me sigurinë e degës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe zbaton planet e biznesit për Degën për të arritur objektivat vjetore dhe treguesit e performancës.
  • Drejtori i Degës duhet të jetë aktiv në kontakte, takime te herëpashershme me individë, klientë biznesi apo institucione të zonës që ai mbulon me qëllim tërheqjen e tyre.
  • Identifikon në mënyrë të vazhdueshme, në bashkëpunim me njesitë e tjera të zhvillimit të biznesit, bizneset e reja në treg dhe në zonën ku operon.
  • Ndërton dhe fuqizon marrëdhëniet me klientët ekzistues (Institucionet, korporatat, bizneset etj.) si dhe krijon marrëdhënie të suksesshme me klientë të rinj dhe potencial.
  • Bashkëpunon ngushtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme me të gjithë njesitë dhe strukturat  për cdo problematikë të degës për të siguruar zgjidhje të shpejtë të problemeve ditore.
  • Përfaqëson Bankën dhe reklamon atë në mënyrë pozitive përmes pjesëmarrjes në aktivitete lokale.
  • Menaxhon performancën e stafit duke trajnuar vazhdimisht dhe duke i dhënë feedback personelit sipas standarteve të shitjes.
  • Është përgjegjës për riskun operacional dhe reputacional të Degës si pjesë e qenësishme e Bankës Credins Kosovë.
  • Mban përgjegjësi të plotë për të gjitha kreditë e akorduara në degën e tij.

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 13.12.2023

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet