Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Udhëheqës i Divizionit të Ndërmarrësisë
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë/Ministarstvo za Inovacije i preduzetništvo/ Ministry of Innovation and Entrepreneurship

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë  duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës bënë:

Shpallje e Rekrutimit

Departamenti i Ndërmarrësisë

Numri i Konkursit: APF0005634

Vendi i punës:  Udhëheqës i Divizionit të Ndërmarrësisë

Koeficienti :  9.00

Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar

Mbikëqyrësi: Drejtori i Departamentit të Ndërmarrësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon punën e përgjithshme të divizionit dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon stafin e divizionit, dhe në bashkëpunim me Drejtorin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon Drejtorin në analizën dhe vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë;
  • Zhvillon dhe propozon politika/strategji në fushën e Ndërmarrësisë të të gjithë sektorëve dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;
  • Ekzaminon dhe ofron komente rreth projektligjeve dhe akteve nënligjore dhe koordinohet me departamentin ligjor të institucionit për dizajnimin e rregulloreve për rregullimin e tregut të brendshëm për Ndërmarrësi, përfshirë masat fiskale dhe jofiskale për zhvillimin e sektorëve të Ndërmarrësisë;
  • Koordinon punën dhe bashkëpunon me menaxherët tjerë në institucion;
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara;

Kualifikimi i nevojshëm :

  • Diplomë universitare, Fakulteti Ekonomik , Juridik, Adminstratë Publike;
  • Minimum 5 vite përvojë pune profesionale;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë;
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit, aftësi për të menaxhuar një ekip ose grup punues;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  •  Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e ndërmarrësisë;

Procedura e konkurrimit

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në Ndërtesën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,rr Bajram Kelmendi K1-L1 edhe në Web faqen   http://www.min-rks.net 

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë , Rruga Bajram Kelmendi K1L1 Prishtinë ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese.

Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i konkurrimit është prej datës 08/07/2019 deri me datë 22/07/2019, deri në orën 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 00381 38 200 69 512

TAGS: Ministria e Inovacionit dhe Ndermarresise, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1140
Kategoria Menaxhment
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC