Kosovo 2.0
Praktikant/e Vizual/e
Shpërndaje
	 	 

Mundësi e re për praktikë në K2.0

K2.0 e ka një pozitë të re të praktikës për një ilustrues/e kreativ/e dhe ambicioz/e që kërkon përvojë pune. 

Ne kemi krijuar një pozitë praktike të re që paguhet, dhe reflekton punën tonë gjithnjë më të gjerë. Praktikanti/ja i/e ri/re do të punojë për 6 muaj me gjysëm orari në zyret tona në Prishtinë si anëtar/e i/e çmuar e ekipit të K2.0.

Praktikanti/ja Vizual/e do të punojë brenda departamentit tonë vizual dhe multimedial i cili është gjithnjë në rritje. Jemi duke kërkuar një ilustrues/e të talentuar për të punuar përkrah fotografëve dhe producentëve të videove për të na ndihmuar t’i ngjallim përmbajtjet dinamike të redaksisë së K2.0.

Nëse jeni person i ri kreativ, profesional, i shkathët, i gjindshëm, me dëshirë për të punuar dhe në fillet e karierës, duam të dëgjojmë prej juve!

Praktikant/e Vizual/e

Orari: Gjysëm orar

Lokacioni: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: E Diel, 14 korrik, 2019

Data e fillimit të punës: E Hënë, 22 korrik

Përgjegjësitë:

  •  Ilustrimi i imazheve për blogje, pikëpamje, reportazhe, ngjarje dhe detyra tjera që i cakton Redaktorja Menaxhuese.
  • Bashkëpunimi i afërt me ekipin multimedial për prodhim dhe bashkëveprimi me redaktorët, autorët dhe dizajnerët;
  • Kryerja e hulumtimeve relevante dhe prodhimi i ideve;
  • Përgatitja e drafteve të përafërta dhe finale sipas kërkesave dhe përgatitja e skicave të përafërta për miratim;
  • Garantimi i arritjes së standardeve të kualitetit për ilustrimet e shtypura;
  • Prodhimi i ideve, modeleve dhe stileve të reja me ekipin e dizajnit;
  • Mësimi dhe përdorimi i programeve kompjuterike dhe teknikave të reja të dizajnit;

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Përvoja e dëshmuar si Ilustrues/e, Dizajner/e Grafik/e apo një rol i ngjashëm;
  • Portfolio e dëshmuar me ilustrime të kryera;
  • Përvojë praktike me programe kompjuterike të dizajnit;
  • Njohuri të gjërë me redaktim të imazheve dhe përdorim të programeve kompjuterike për skica digjitale, si Photoshop, Indesign dhe Adobe Illustrator;
  • Aftësi të vizatimit me vëmendje për hollësi (me dorë dhe me stilolaps digjital);
  • Aftësi të forta estetike dhe konceptuale;
  • Aftësi për të bashkëpunuar me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara kohore.

Për të aplikuar ju lutem klikoni butonin "Apliko" më poshtë, deri të dielën, më 14 Korrik, 2019, duke  përfshirë:

- CV

- Portfolio të ilustrimeve.

Shikime 1082
Kategoria
Skadon Ka skaduar!
Orari Part Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC