1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Program punësimi për Bankierët e Rinj

 Banka Credins, Prishtinë       

#Youarecredins është një program për studentët e rinj që dëshirojnë të zhvillojnë karrieren e tyre në sektorin bankar. Programi është i strukturuar për të kapërcyer hendekun midis mësimit akademik dhe përvojës praktike.

Ky program është konceptuar të zgjasë rreth 3 muaj dhe është një ndërthurje e trajnimit teorik dhe praktik, i ndarë në 2 faza. Faza e parë përqëndrohet kryesisht në trajnime teorike, ndërsa në fazën e  dytë trajnimi zhvillohet në vëndin e punës.

Kriteret e nevojshme:

  • Studentët të cilët janë në përfundim të diplomës (Bachelor/ Master) apo të sapodiplomuar në lëminë e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit, matematikë financiare dhe IT (dhe te ngjashme).
  • Studentë që kanë dëshirë të jenë të suksesshëm dhe që u pëlqen të sfidojnë veten duke ofruar zgjidhje të shpejta, efektive dhe krijuese.
  • Studentë që kanë aftësi të mira komunikuese, bindëse, ndërvepruese dhe që janë të gatshëm për t’i zhvilluar më tej këto aftësi.
  • Studentët me notë mesatare mbi 7.5.

Çfarë ofrojmë ne:

Pagesë financiare gjatë fazës së trajnimit. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@bankacredins-ks.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 30.11 .2023

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet