
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Mirëmbajtës/Shtëpiak
Kush jemi ne?
Rinjë
- 71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
- Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
- Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve; aktiviteteve të programit të mirëqenies;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
- Shtesa në masën 0.5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
- Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
I raporton Menaxherit të Njësisë dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Kryen riparime elektrike në dyqane të IPKO’s dhe objekte, duke përfshirë ndriquesit dhe paisjet e ndryshme elektrike;
- Kontrolli i pastrimit dhe i mirëmbajtjes së përgjithshme të objekteve të IPKO’s;
- Riparon dhe lyen dyert, dritaret, muret, tavanet, çatitë dhe pjesë të tjera të ndërtesës;
- Mirëmbajtja dhe intervenimet emergjente në sistemet e klimatizimit dhe ngrohjes sipas nevojës;
- Mirëmbatja dhe intervenimet emergjente në sistemet e ujit dhe kanalizimit;
- Riparon dhe zëvëndëson dyshemetë, shkallët dhe mobiliet sipas nevojës;
- Siguron që pajisjet mekanike, të jenë në gjendje pune dhe të fiksuara sipas nevojës;
- Të ketë njohuri bazë në punët e saldimit të konstruksioneve të vogla metalike.
Çka ju nevojitet?
- Përvojë pune në fushat teknike, mirëmbajtjes, dhe elektro-teknike;
- Aftësi në punë ekipore;
- Patentë shoferi (B);
- Aftësi të mira komunikimi;
- Aftësi të mira të koordinimit dhe të organizimit.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do të zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: IPKO Zonë Industriale
Afati i fundit për aplikim: 26.11.2023
