NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita: Analist kreditor për Agro
Lokacioni: Ferizaj
Data e Hapjes: 14.11.2023
Data e Mbylljes: 27.11.2023
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Reklamimi i produkteve dhe shërbimeve të BKT-së të Agro-Biznesit.
- Identifikimi i Agro–Bizneseve, vizita dhe promovimi i produkteve të bankës në regjione të ndryshme.
- Bashkëpunim i ngushtë me Drejtorët e Degëve dhe Departamentin e Bankingut të Biznesit të Korporatave për vizita tek klientët dhe përgatitjen e aplikacioneve për kredi.
- Siguron monitorim të aplikacioneve, proces të shpejtë dhe efikas të aplikimit nga faza fillestare deri në disbursim.
- Monitoron në baza mujore zhvillimin e kredisë agro-biznesore, cilësinë dhe sasinë e portofolios, raporton në baza javore për klientët Agro-Biznesor.
- Kryen hulumtime të tregut dhe analizon konkurrencën në sektorin e Agro-Biznesit.
- Ndihmon në përgatitjen dhe zbatimin e strategjisë së shitjeve të Agro-Produkteve.
Kualifikimet:
- Diplomë universiteti në Fakultetin e Bujqësisë ose në një disiplinë të ngjashme.
- Njohja e Biznesit –Agro Kredi.
- Të ketë përvojë pune së paku 2 vite si analist kreditor në Agro-Biznes.
- Aftësia për të marrë iniciativa.
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Patent shoferi i Kategorisë B.
- Të ketë aftësi komunikimi në anglisht, në të folur dhe në të shkruar.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim do të lajmërohen përmes telefonit.
