1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita                       Analist Kreditor për Mikro dhe NVM

Lokacioni                 Ferizaj

Data e Hapjes        14.11.2023

Data e Mbylljes      27.11.2023

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëj prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të Bankës në mënyrë sa më aktive.
  • Të ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
  • Të ndjek zhvillimet e sektorit bankar.
  • Të sjell klientë të rinjë për segmentin Mikro dhe NVM.
  • Të bëj vlerësimin, analizimin e gjendjes financiare si dhe të bëj propozimet kreditore sipas nevojave të klientit.
  • Të bëj vlerësimin preliminar për kredinë me drejtuesin e degës.
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
  • Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta.
  • Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit Mikro dhe të NMV-ve në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.

Kualifikimet:

  • Diplomë baçellor në Ekonomi/Administrim Biznesi/Menaxhment,
  • Preferohet përvojë pune së paku një vit si analist kreditor për Mikro dhe NVM,
  • Njohuri të mira në analiza financiare,
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet