KONKURS PUNE
Agjent i shitjes, këshilldhënës dhe marketing të produkteve për mborjtjen e bimëve, plehrave dhe farëraveOrar të plotë; Kontratë pune
Agro Blend Dega në Kosovë, me seli në Rrugën Prishtinë Ferizaj Kilometri i 13-të është kompani e specializuar për tregtimin e produkte për mbrojtjen e bimëve, plehrave dhe farërave, që ka nevojë për punësim të një:
Agjent i shitjes, këshilldhënjes dhe marketingut – 1 pozitë
Përshkrim i pozitës
Për këtë pozitë të punës, personi i punësuar do të jetë përgjegjës për gjenerimin e mundësive të reja të biznesit dhe realizimin e planit për shitjen e produkteve në tërë Kosovën duke identifikuar dhe zhvilluar klient të rinj. Kandidati ideal duhet të ketë një të kaluar të suksesshme në njohjet profesionale për sëmundjet e bimëve, produkteve për mbrojtjen e bimëve, si dhe njohuri të mira në shitje dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie me klientët. Personi për këtë pozitë pune do të jetë përgjegjës për krjimin e një plani zhvillimor individual dhe implementimin e planit/strategjisë për gjenerim të shitjeve brenda teritorrit të Kosovës.
Nëse jeni një person me vetë iniciativë, i motivuar dhe me pasion për këshilldhënje profesionale në lëmin e bujqësisë, shitje dhe që dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të Agro Blend Dega në Kosovë, ju mirëpresim me kënaqësi për të marrë këtë pozitë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara
- Përgatitja e strategjisë së shitjes sipas segmenteve të tregut
- Prezantim në terren të produkteve dhe shërbimeve që ofron kompania
- Përgatitje e materialeve promovuese
- Menaxhon marrëdhëniet me klient dhe evidenton nevojat e tyre
- Raportim dhe gjenerim i të dhënave të marra nga terreni dhe tregu.
Aftësitë/Kualifikimi/Përvoja:
Mënyra e aplikimit:
Dërgoni CV në emailin: abkosova@agroblend.com jo më larg se me 14 Dhjetor 2023 ora 14:00.
Për pyetje dhe informata shtesë na kontaktoni në email; abkosova@agroblend.com.
Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen.