Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe Komunës së HANIT TË ELEZIT për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë - Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025” me pin kod 020_004574 dhe numër të protokollit 02/7988, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën: Shofer (1 pozitë), ri-shpall këtë:
K O N K U R S
Titulli i punës: SHOFER
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i Referencës: IR/RKS/15-2023
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Hanit të Elezit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Hanit të Elezit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Edukimi dhe kualifikimi:
Aftësitë teknike:
Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë - Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Hani i Elezit
Vendi i punës: Komuna e Hanit të Elezit, Zonat rurale
Numri i Referencës dhe pozitat:
IR/RKS/15-2023 - Shofer (1 pozitë).
Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit)
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Mënyra e Aplikimit: Për këtë pozitë duhet të aplikohet online në këtë link: https://bit.ly/APPLYHERE-, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online. Dokumentet duhet të ngarkohen në PDF.
Afati i aplikimit:
Nga data 14.11.2023 deri më 21.11.2023 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 21.11.2023 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
SQARIM:
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.
Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta.
Prishtinë, 14 Nëntor 2023