
Studio Moderna është kompani internacionale që operon në mbi 20 vende të botës me përvojë pune me më shumë se 30 vite. Brendet tona të mirënjohura ndërkombëtarisht janë: Dormeo, Delimano, TopShop dhe Rovus. Bashkohuni me një ndër kompanitë më elitare në Kosovë që ofron ambient të këndshëm dhe komfort pune si dhe kushte për zhvillim karriere.
SOCIAL MEDIA SPECIALIST
Lokacioni: Prishtinë
Kandidati ideal duhet të ketë:
- Eksperiencë në fushën e Biznesit, Marketingut ose kualifikime tjera të ndërlidhura me këtë pozitë;
- Njohuri në fushën e marketingut digjital dhe platforma si Google AdWords, Google Analytics, Facebook Ads Manager, Facebook Insights, Google Webmasters, dhe YouTube;
- Njohuri dhe aftësi të mira të analizës së të dhënave dhe punës me Microsoft Excel;
- Aftësi për prioritizimin e detyrave dhe respektimin e afateve kohore;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe organizative;
- Shkathtësi të mira në të folur dhe shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Njohuri bazike të Adobe Photoshop, konsiderohet përparësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Krijimi dhe ekzekutimi i strategjive të marketingut digjital për të sjellë trafik në uebfaqe, konvertimi i tyre në konsumatorë potencial dhe të ardhura, përmes Facebook, Instagram dhe Google, apo partnerë tjerë digjital;
- Krijimi i përmbajtjes tërheqëse, optimizimi i faqeve në rrjetet sociale, për të rritur interaktivitetin me konsumatorë potencial;
- Krijimi dhe manxhimi i kampanjave të marketingut në platformat digjitale, përmes testimit të kreativës, komunikimit dhe përmbajtjes së uebfaqes;
- Testimi dhe kontrollimi i performancës së kampanjave për të optimizuar rezultatet;
- Analizimi dhe të përshtatja e buxheteve në bazë të KPI kryesore;
- Krijimi, editimi dhe publikimi në baza ditore i kreativave/kontentit si foto, video, tekste për të rritur audiencat në rrjetet sociale dhe për te inkurajuar përdoruesit të bashkëveprojne me faqet tona;
- Inkorporimi i trendeve të fundit të marketingut digjital në kampanja, për të rritur performancën e tyre;
- Koordinimi me tekst shkruesit, dizajnerët grafikë, dhe ekipin e produksionit për krijimin e përmbajtjeve kreative të cilat do të rezultonin në një kampanjë të suksesshme;
- Kryerja e raporteve javore/mujore në kohë bazuar në kërkesën e ekipeve vendore dhe ndërkombëtare.
- Çka ju ofrojmë:
- Pagë konkuruese bazuar në aftësitë tuaja, eksperiencën, si dhe skemë të bonuseve në bazë të përformancës;
- Zhvillim të shkëlqyer personal në fushat e menaxhmentit, shitjes dhe marketingut;
- Ambient pune të hapur, entuziast dhe inspirues;
- Trajnime dhe programe për zhvillim profesional.
E-COMMERCE SPECIALIST
Lokacioni: Prishtinë
Kandidati ideal duhet të ketë:
- Përvojë pune në E-Commerce ose në një fushë përkatëse;
- Njohuri të avancuara të platformave dhe teknologjive të E-Commerce;
- Aftësi të shkëlqyera për krijimin e përmbajtjes tërheqëse për produkte/kampanja;
- Përvojë me katalogun e produkteve të E-Commerce dhe menaxhimin e inventarit;
- Njohuri të avancuara të produkteve Magento 1.x dhe 2.x me përvojë të thellë në menaxhimin e katalogut të produkteve, menaxhimin e porosive, marketingun, mjetet promovuese dhe organizimin e kampanjës;
- Njohuri të avancuara në Optimizimin e Motorëve të Kërkimit: SEO;
- Njohuri të avancuara në marketingun digjital dhe përvojën e përdoruesit dhe ndërtimin e udhëve të ndryshme të përdoruesve: UI;
- Njohuri bazike të HTML (përparësi)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Aftësi të forta analitike;
- Njohuri të avancuara të programeve të MS Office (Word, Excel, PowerPoint);
- Shkathtësi të mira në të folur dhe shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi, monitorimi, shkrimi dhe përditësimi i përmbajtjes së produktit në uebfaqet tona;
- Krijimi i standardeve, sistemeve dhe praktikave më të mira për krijimin e përmbajtjes, shpërndarjen, mirëmbajtjen dhe listimin e produkteve të reja.
- Implementimi i praktikave më të mira të SEO për përmirësimin e vazhdueshëm të rankimit të uebfaqeve;
- Krijimi i strategjive konkurruese të marketingut digjital, zhvillimi i produkteve dhe përcjellja e trendeve të marketingut digjital;
- Përdorimi i Tabelave ose Excel (Pivot, vlookups etj) përveç analitikës në ueb për të organizuar dhe monitoruar ndryshimet në shitjet e produkteve dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësimin e performancës;
- Krijimi dhe perditësimi i ofertave, kuponave dhe promocioneve tjera në uebsite.
- Paraqitja vizuele e produkteve në dyqanin online/web, vendosja e produkteve në faqet e duhura, varësisht prej kampanjave, sasisë apo risisë.
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e platformës së E-Commerce, duke përfshirë katalogët e produkteve dhe menaxhimin e inventarit;
- Testimi i funksionimit të të gjitha faqeve aktive të internetit dhe funksionalitetet e tyre: kohët e ngarkimit, listimet e kategorive, listimet e shikimit të produkteve, funksionet e arkëtimit, futja e të dhënave, opsionet e transportit, opsionet e kartave të kreditit dhe veçoritë promovuese, zbritje, dhurata, etj;
- Menaxhimi dhe kontrollimi i performancës së kampanjave për të optimizuar rezultatet, përmes testimit të kreativës, komunikimit dhe përmbajtjes së uebfaqes;
- Testimi i pranimit të përdoruesit (UAT) rregullisht;
- Koordinimi me tekst shkruesit, dizajnerët grafikë, dhe ekipin e produksionit për krijimin e përmbajtjeve kreative të cilat do të rezultonin në një kampanjë të suksesshme;
- Koordinimi me pjesën tjetër të ekipit të Marketingut në krijimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut digjital për të sjellë trafik në uebfaqe, dhe konvertimin e tyre në konsumatorë potencial dhe të ardhura;
- Kryerja e raporteve javore/mujore në kohë bazuar në kërkesën e ekipeve vendore dhe ndërkombëtare.
Çka ju ofrojmë:
- Pagë konkuruese bazuar në aftësitë tuaja, eksperiencën, si dhe skemë të bonuseve në bazë të përformancës;
- Zhvillim të shkëlqyer personal në fushat e menaxhmentit, shitjes dhe marketingut;
- Ambient pune të hapur, entuziast dhe inspirues;
- Trajnime dhe programe për zhvillim profesional.
Për të aplikuar, shënoni në “Subject” emrin, mbiemrin dhe pozicionin e punës për të cilin aplikoni, si dhe dërgoni CV-në tuaj në adresën e emaili-it apliko.ks@studiomoderna-sa.com