1
PREMIUM

Recepsionist/e (4), Mirëmbajtës/e (2)

Ruaj
Hotel Square by Margo
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS
Nëse dëshironi të jeni  pjesë e ekipës tone, të punoni në një ambient te ngrohtë, në hotelin

SQUARE BY MARGO  cili gjendet në qendër  të  Prishtines  në sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë , aplikoni në pozitat:
-   Recepcionist/e  -  4  pozita

-   Mirëmbajtës/e të  dhomave   - 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë  për pozitën  - Recepcionist/e   

  • Përgjegjës per kryerjen e kontorllit dhe zbatimit check-in dhe check-out të mysafirëve
  • Përgjegjës për mbajtjen e evidencës së mysafirëve dhe të vizitorëve që hyjnë dhe dalin nga hoteli;
  • Përgjegjës për zhvillimin e bisedave personale telefonike me klientët, për shitje të shërbimeve;
  • Përgjegjës për përgatitjen e procesit të faturimit
  • Përgjegjës për kryerjen e transaksioneve monetare si dhe kryen të gjitha pagesat sipas procedurave të arkës;
  • Të bashkëpunoni dhe komunikoni  ngushtë me Departamentin e Mirëmbajtjes dhe përcjellni statusin e pastër të dhomave;
  • Duhet të jeni i/e informuar mirë jo vetëm për hotelin, por edhe për mjedisin përreth, aktivitetet dhe objektet fqinje dhe të informoni mysafirin për këto;

Kualifikimet për pozitën - Recepcionist/e

  • Komunikimi dhe sjellja e mirë ndaj klientit ;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike (Programet Microsoft Office);

Detyrat dhe përgjegjësitë  për pozitën  - Mirëmbajtës/e të dhomave

  • Përgjegjës/e për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në dhomat, banjot e hotelit, hollit të hotelit, korridoret, shkallët, zyrat e administratës, recepcionit, si dhe të gjithë hapësirës publike të hotelit, shpejt, me kujdes të shtuar dhe efikasitet në përputhje me standardet përkatëse;
  • Përgjegjës/e për përdorimin dhe ruajtjen me kujdes të shtuar të çelësit universal të dhomave;
  • Përkujdeset për rregullimin e shtretërve në dhomë dhe të tërë inventarit të dhomave të hotelit;
    Përgjegjës për të kryer kontrollin ditor të minibarit dhe plotëson produktet e shpenzuara.
  • Përgjegjës që në baza ditore të dorëzojë fletët e kontrollit të shpenzimeve të minibarit;
  • Përkujdeset që për çdo mangësi/defekt, duke përfshirë defektet elektrike apo mekanike në dhomat e klientëve, ti raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt;
  • Përkujdeset që gjatë pastrimit të dhomës së klientit, për çdo send të gjetur apo të humbur, të raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt;

Kualifikimet për pozitën  - Mirëmbajtës/e të dhomave

  • Minimum arsimi i mesëm;
  • Shkathtësi të njohjes së punës dhe të mjeteve në pastrimin dhe mirëmbajtjen e dhomave të hotelit;
  • Shkathtësi të menaxhimit të punës;

Për të aplikuar në njërën nga pozitat e lira, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera përcjellëse, duke e përmendur në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni. Për të gjitha pozitat aplikimet bëhen përmes email-it: info@squarebymargo.com

   Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet  do të ftohen në intervistë.

   Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit.

Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 13/12/23 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet