1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE
Inxhinier/e
Shitje
Orar të plotë; Kontratë pune

Front, kompani e specializuar në produkte dhe shërbime për eksterier dhe interier, ka nevojë për:

• Inxhinier/e e makinerisë (IIM) – në sektorin e shitjes – 1 pozitë;
• Inxhinier/e e makinerisë (IIM) – kontrolli i cilësisë – 1 pozitë.

Përshkrim i pozitave

Pozita e punës në sektorin e shitjes do të jetë përgjegjëse për prezantim të produkteve, pranimin e porosive të përpunimit, kontrollimin e tyre, kalkulimet dhe përgatitjen e ofertave, si dhe ruajtjen e relacionit me klientët.

Pozita e punës në kontrollin e cilësisë do të jetë përgjegjëse për përcjelljen e porosive në prodhim, kontrollimin e porosive të realizuara, organizimin e dorëzimit të porosive.

Inxhinier/e në sektorin e shitjes – detyrat:

  • Prezantim i produkteve dhe shërbimeve
  • Pranim i porosive, kalkulime dhe përgatitje e ofertave,
  • Regjistrimin e porosive në sistem
  • Përgaditje e skicave të përpunimit
  • Komunikimi me klientët ekzistues për pyetje të ndryshme

Inxhinier/e në kontrollin e cilësisë – detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon porositë nga Shitja, i rishikon dhe i përcjell te Prodhimi,
  • Pranon porositë e përfunduara dhe i konfirmon në sistem
  • Kontrollon cilësinë para dorëzimit tek klienti
  • Organizon ambalazhimin dhe kontrollon mallin para dorëzimit.

Aftësitë/Kualifikimi/Përvoja:

  • Të ketë të përfunduar fakultetin e Inxhinierisë Mekanike - Dega IIM
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, organizative dhe shitjeje
  • Të ketë përvojë me programet CAD
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike në aplikacionet e Microsoft Office, veçanërisht Excel
  • Të ketë përvojë pune (preferohet në industrinë e Interierit)

Mënyra e aplikimit:
Te gjithe te interesuarit mund te aplikojne duke klikuar butonin "APLIKO" ose dërgoni CV në emailin: jobs@front-group.com jo më larg se 26 nëntor 2023. Për pyetje dhe informata shtesë na kontaktoni në 045 848 848

* Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen.

Kategoria Inxhinieri
Skadon 26/11/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet