1
PREMIUM PLUS

Inxhinier / Teknik i Ndërtimtarisë

Ruaj
Front Exterior and Interior
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE
Inxhinier/Teknik i ndërtimtarisë
Sektori teknik
Orar të plotë; Kontratë pune
Front, kompani e specializuar në produkte dhe shërbime për eksterier dhe interier, ka nevojë për dy persona të cilët do të veprojnë në kuadër të Sektorit Teknik:

  • Inxhinier të ndërtimtarisë – 1 pozitë;
  • Teknik të ndërtimtarisë – 1 pozitë.

Përshkrim i pozitës

Të dyja pozitat e punës kanë të bëjnë kryesisht me angazhime në terren, si menaxhim dhe mbikëqyrje e projekteve, si dhe pjesërisht me angazhime projektimi dhe detalizimi teknik.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhim teknik të projekteve të fasadave të ventiluara
  • Piketime, matje dhe verifikim të masave të objekteve në teren
  • Përgatitja e projektit detal të zbatimit dhe paramasat e materialeve
  • Trajnimi dhe asistimi i grupeve të montimit sipas nevojës
  • Mbikëqyrja e projektit në teren dhe prodhim
  • Dokumentimi i projektit nga faza e inicimit, implementimit, kontrollit dhe përmbylljes
  • Sigurimi i materialit të nevojshëm për projekte
  • Përgatitja e planit të veprimit dhe analizës së riskut
  • Punë të tjera inxhinierike, sipas kërkesës së kompanisë

Aftësitë/Kualifikimi/Përvoja:

  • Inxhinier ose teknik i drejtimit konstruktiv
  • Të operojë mirë me programet CAD
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B
  • Preferohet përvojë pune me projekte të fasadave të ventiluara
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.

Mënyra e aplikimit:

Te gjithe te interesuarit mund te aplikojne duke klikuar butonin "APLIKO" ose dërgoni CV në emailin: jobs@front-group.com jo më larg se 26 nëntor 2023. Për pyetje dhe informata shtesë na kontaktoni në 045 848 848

* Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen.

Te gjithe te interesuarit mund te aplikojne duke klikuar butonin "APLIKO"

Kategoria Inxhinieri
Skadon 26/11/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet