1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PËRKTHYES/E- PRAKTIKANT/E

N.SH. PRESTIGE ZYRA NË PRISHTINË DHE GJILAN

 SHPALL KONKURS

  • Përkthyes/e-SHQIP- ANGLISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (4)
  • Përkthyes/e-SHQIP-SERBISHT dhe anasjelltas - numri i përkthyesve të kërkuar (2)
  • Përkthyes/e të gjuhës-GJERMANE, TURKE, FRENGE, ARABE, KURDE DHE PERSE
  • Praktikant/e - zyra në Gjilan - Diploma e fakultetit të gjuhës Angleze ose viti i fundit i studimeve.

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Kualifikimi Përvoja dhe Shkathtësitë e kërkuara:

  1. Personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse.
  2. Përparësi kanë ata që janë të licencuar si Përkthyes Gjyqësor
  3. Të ketë përvojë në përkthime simultane dhe konzektuive
  4. Të ketë eksperiencë pune në përkthim;
  5. Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  6. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
  8. Shkathtësi komunikimi, në mënyrë verbale dhe në të shkruar, me qëllim që të jetë i aftë të komunikojë
  9. Aftësi në përmbushjen e detyrave dhe punëve me ngarkesë, dhe përcaktimin prioriteteve
  10. Referencë/rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual
  11. Përparësi kanë personat që kanë përvojë në përkthim simultan dhe konsekutiv

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përkthim profesional i materialeve zyrtare nga gjuhët e kërkuara;
  2.  Përkthim simulant në takime të niveleve të ndryshme;
  3. Përkthim konsekutiv në seminare , komisione dhe takime të ndryshme etj;;
  4. Korrigjon dhe dërgon shkresa e materiale sipas nevojave të kompanisë;
  5. Ofron dhe kryen përkthime duke bashkëpunuar me njerëz te kulturave te ndryshme , besimeve fetare të ndryshme , kundër vështrimeve politike të mbaj paanësinë dhe objektivitetin;
  6. Të pranoj kushtet e vështira të komunikimit pa kufizim kohor në raste të përkthimeve të ndryshme;
  7. Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve për përkthim ( teknikat e përkthimit);

Kandidatët duhet të dërgojnë CV e tyre në email adresën perkthimeprestige@gmail.com

Konkursi mbetet i hapur gjerë 30 nëntor  2023,  për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet