Organi Shqyrtues i Prokurimit

Praktikant/e me pagesë (3)

	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT - TELO ZA RAZMATRANJE NABAVKE -PROCUREMENT REVIEW BODY

Organi Shqyrtues i Prokurimit, hap konkurs lidhur me pranimin e Praktikantëve, me pagesë 150 euro në muaj, për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, Organi Shqyrtues i Prokurimit publikon këtë:

KONKURS

PËR PRAKTIKANT/E ME PAGESË

Nr. 01/2019

Për pranim të praktikantëve vullnetar:

Nr. 1

INSTITUCIONI

Numri i Praktikanteve

1.

Organi Shqyrtues i Prokurimit

3 praktikant/e

Përshkrimi i punës së Praktikantit/es

Titulli i pozitës: Praktikant/e

Nëpunësi mbikëqyrës: Kryesuesi i Sekretariatit të OSHP-së

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e Kryesuesit të Sekretariatit të OSHP-së dhe administratën e OSHP-së, hartimin e shkresave dhe në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron nën mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të Kryesuesit të Sekretariatit të OSHP-së;
  • Ndihmon zyrën e Kryesuesit të Sekretariatit të OSHP-së dhe administratën e OSHP-së, hartimin e shkresave dhe në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.
  • Ndihmon Kryesuesin e Sekretariatit të OSHP-së, dhe Administratën e OSHP-së në punët që kanë të bëjnë me futjen e shkresave nëpër lëndë, fotokopjimin e lëndëve, shpërndarjen e lëndëve për Panelet Shqyrtuese, përgatitjen e shkresave;
  • Ndihmon në punët e ndryshme në Organin Shqyrtues të Prokurimit;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës.

Kualifikimet:

  • E dëshirueshme të jenë të diplomuar në Fakultetin Juridik ose para diplomimit;
  • Njohuri të mjaftueshme lidhur me ligjet në Republikën e Kosovës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të akteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, shkathtësi komunikimi për punë dhe aftësi të punës me kompjuter.

Dokumentacioni për aplikim:

  1. Diploma e Fakultetit Juridik, ose vërtetimi se jeni në fund të studimeve në Juridik;
  2. Letër motivuese;
  3. Kopjen e letërnjoftimit

FORMULARI PËR APLIKIM: KLIKO KËTU

VEREJTJE:

  • Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit më datën: 05 / 07 / 2019 dhe mbyllet me datën : 12 / 07 /2019.
  • Konkursin mund ta gjeni në web faqen oshp@rks-gov.net.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Organin Shqyrtues të Prokurimit në Zyrën e Personelit, Rruga "Migjeni" ish-Ndërtesa e Bankës se Lublanes, Kati i- V-te.

Për informata të tjera mund të lajmëroheni në numrin e Tel. 038/212-360, apo të shkruani në e-mail: arta.S.berisha@rks-gov.net.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët të cilët i plotësojn kushtet, sipas konkursit, do të ftohen dhe kontaktohen për intervistim.

TAGS: Organi Shqyrtues i ProkurimitPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1734
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC