Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
BASHKËPUNËTOR PËR ZYRËN NACIONALE TË SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë
Pozita: Asistent i Drejtorit Nacional / Asistent Administrativ për Zyrën Nacionale
M/F
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë joqeveritare për zhvillim social, e cila është aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat e tyre, që nga viti 1999. Ne krijojmë familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, dhe u ndihmojmë atyre që ta formësojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, ne po kërkojmë kandidat/e të përkushtuar për pozitën e Asistent i Drejtorit Nacional / Asistent Administrativ për Zyrën Nacionale.
QËLLIMI I POZITËS
Asistenti i Drejtorit Nacional / asistenti administrativ është përgjegjës per menaxhimin e të gjitha çështjeve administrative ditore si dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave admistrative sipas rregullave dhe procedurave të vendosura në Rregulloret e organizatës.
Mbështetë Drejtorin Nacional dhe bashkëpunëtorët tjerë relevant në punët e përditshme, ne mbajtjen e korrespondencave dhe organizimin e takimeve, duke siguruar mbarëvajtjen e çështjeve administrative për Zyrën Nacionale.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
KRITERET E NEVOJSHME:
NE OFROJMË
Orari i punës
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, dhe të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial.
Afati i fundit për aplikim është më 22 Nëntor 2023 deri në mesnatë përmes emailit në:
hr.recruitment@soskosova.org.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Nuk shqyrtohen aplikimet me dokumentacion të pakompletuar. Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen në intervistë.