Credica LLC

Zyrtar Ligjor / Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese / Praktikant (m/f)

	 	 

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:

  • Zyrtar Ligjor

(Prishtinë, Prizren)

  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese

(Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë)

  • Praktikant/e

(Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të përfaqësoj kompaninë në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatit raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat dhe Gjykatave (Zyrtari/ja ligjor/e);
  • Praktikanti/ja - Në të gjitha punët e mësipërme ju ndihmon dhe i asiston zyrtarët ligjorë dhe zyrtarët për mbledhjen e kredive jo-performuese.

Kërkesat për vendin e punës:

  • Zyrtari/ja ligjor/e - Diplomë universitare ose vitin e fundit në Juridik;
  • Zyrtari/ja ligjor/e - Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Diplomë Universitare (E preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
  • Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Eksperiencë pune në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese,  apo të ngjashme;
  • Praktikanti/ja - Të jetë në vitin e fundit apo të ketë përfunduar rishtazi studimet në Fakultetin Juridik ose Ekonomik;
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Të posedoj Patent Shofer kategorinë “B”.

Të dhënat:

Pozitat: 

Zyrtar Ligjor; Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese;

Praktikant/e (me pagesë dhe mundësi punësimi).

Vendndodhja: Prishtinë;

Udhëtime pune: Po, brenda vendit;

Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Aplikimet mbyllen: 19 Korrik 2019

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@credica.org

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: CredicaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1525
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
Koronavirus - Live
112
të infektuar
a
6
të shëruar
a
1
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC