1

Mobilizues/e të Komunitetit për Kujdes dhe Zhvillim në Fëmijëri të Hershme (KZhFH) (5)

Ruaj
Save the Children
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ftesë për aplikim
Pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për Kujdes dhe Zhvillim në Fëmijëri të Hershme (KZhFH)

  1. Historiku

Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore e pavarur për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Misioni i saj është të frymëzojë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të arrijë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. 

  1. Qëllimi dhe afati kohor

Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme në Kosovë është një projekt i financuar nga Save the Children Itali. Objektiva specifike e këtij projekti është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore KZhFH që fuqizojnë zhvillimin gjithëpërfshirës të vajzave dhe djemve të moshës 0-6 vjeç përmes qendrave KZHFH me bazë në komunitet në zonat rurale dhe për të mbështetur institucionet parashkollore.

Save the Children Kosova/o për këtë qëllim, kërkon pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH) nga lokacionet si në vijim:

  1. Prizren , (SHFMU “Mati Logoreci”)
  2. Gjakovë, fshati Molliq (SHFMU “Jahë Salihu”)
  3. Pejë, fshati Raushiq (SHFMU "28 Nëntori")
  4. Mitrovicë, fshati Vaganice (SHFMU “Skënderbeu”)
  5. Ferizaj , fshati Mirash (SHFMU “ Ali Hadri ”) 

 Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në Termat e Referencës.  

Mobilizueset e komunitetit do të angazhohen me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës 1 dhjetor 2023 deri më 30 qershor 2025.

  1. Kualifikimet e kërkuara
  • Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin qendren me bazë në komunitet për KZhFH.
  • Përvojë e dëshmuar në punë komunitare.
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore.
  • Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel).
  • Diploma e fakultetit të edukimit apo ngjashëm konsiderohet si përparësi.
  1. Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org jo më vonë se 21.11.2023 në ora 16:00  duke cekur në titull emrin e lokacionit për të cilin aplikojnë:

  1. CV
  2. Letër motivimi
  3. Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit

Kategoria Administratë
Skadon 21/11/23 (Ka skaduar!)
Orari Temporary
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet