Banka Qendrore e Kosovës
Asistent/e Ekzekutiv/e
Shpërndaje
	 	 

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Titulli: Asistent/e Ekzekutiv/e

Departamenti: Zyra e Guvernatorit

Grada: 7

I raporton: Guvernatorit

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Përgjegjës/e për funksionimin efikas të Zyrës së Guvernatorit;
Mbështetje administrative, sekretarie dhe logjistike për Guvernatorin me konfidencialitet të lartë;
Të koordinoj agjendën e Guvernatorit duke u përkujdesur për prioritetin e takimeve;
Të kryej të gjitha funksionet e sekretarisë duke mirëmbajtur një sistem efikas, gjithëpërfshirës dhe konfidencial të dosjeve elektronike dhe atyre me shkrim që ndërlidhen me Zyrën e Guvernatorit;
Të menaxhoj dhe të përkthej korrespondencën hyrëse dhe dalëse, interne dhe të jashtme si dhe të përpiloj korrespondencën rutinore;
Të arkivoj dokumentet e zyrës së Guvernatorit;
Të aranzhoj udhëtimet dhe akomodimin për Zyrën e Guvernatorit;
Të aranzhoj agjendën dhe ndihmoj në akomodimin dhe transportin për zyrtarë të lartë të institucioneve ndërkombëtare që vizitojnë BQK-në;
Të përkujdeset për komunikimin elektronik dhe me zë për Zyrën e Guvernatorit duke ruajtur korrespondencën relevante sipas nevojës;
Te aranzhoj udhëtimet, akomodimin dhe çështje tjera logjistike për Kryetarin dhe anëtarët e Bordit të BQK-së;
Të njoftoj personelin/njësitë relevante lidhur me nevojën për veprime të përbashkëta në organizimin e ngjarjeve dhe vizitave në BQK;
Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.

Njohuritë e kërkuara:
Diplomë universitare në fushën e ekonomisë (në drejtimet Ekonomiks apo Banka dhe Financa);
Të jetë i rrjedhshëm në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe, gjuhës angleze, dhe serbe;
Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter.

Kërkesat e posaçme:
Aftësi që të punoj në ekip si dhe në mënyrë të pavarur me një mbikëqyrje të vogël;
Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik të punës;
Gatishmëri për të punuar me një orar të zgjatur të punës;
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:
Afati i fundit për aplikim është 18 korrik 2019.
Aplikimi mund të bëhet online (
https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së , nr.22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

TAGS: Banka QendrorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1750
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC