Komuna e Prizrenit

Mësimdhënës/e (3)

	 	 

DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT NË PRIZREN

Nr. 2004/19

Datë: 03.07.2019

Në bazë të nenit 35 të ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, neni 8 i Ligjit të Punës nr. 03/L-212, Udhëzimi Adiminstrativ nr. 10/2018 (MAShT) - normativi mbi kuadrin profesonal të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimi Administrativ nr. 05/2015 (MAShT) - normativi për arsimin profesional dhe Udhëzimi Administrativ nr. 07/2017 (MPMS) - rregullimi i procedurave në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, shpallë:

K O N K U R S

Për vende të lira pune

Mësimdhënës për lëndën e gjeografisë:

  1. Një mësimdhënës në ShFMU “Fadil Hisari”, Prizren për 16 orë
  2. Një mësimdhënës në ShFMU “Abdyl Frashëri”, Prizren me kohë të caktuar 31.08.2020

Mësimdhënës për lëndën TIK:

  1. Një mësimdhënës në ShFMU “Nazim Kokollari”, Prizren për 14 orë + 4 orë matematikë me kohë të caktuar deri më 04.03.2020.

Kushtet:

  • Për të gjitha vendet e punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ nr. 10/2018 - normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 - normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional,
  • Kopjen e vërtetuar të diplomës.
  • Nostifikimin e diplomës, nëse kandidati ka kryer arsimin jashtë Kosovës.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës.
  • Trajnime profesionale.
  • Certifikatë e lindjes.
  • Kopje e letërnjoftimit.
  • Certifikatë shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore, kandidati e sjell pasi të pranohet në punë.
  • Vërtetim nga Policia e Kosovës se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët.
  • Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin e kërkuar në DKA.
  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë deri më datë 18.07.2019.
  • Dokumentacioni i kompletuar për konkurim nuk i’u kthehet kandidatëve.

Drejtoria e Arsimit në Prizren

Drejtori / Gani Gërmizaj

TAGS: Komuna e Prizrenit, PrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1045
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Temporary
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC