1
PREMIUM PLUS

Arkëtar/e

Ruaj
Kipper
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Pozita: Kasier

Lokacioni: Gjilan

Raporton tek: Shefi I Marketit

Sektori: Shitje

Fushëveprimi:

  • Të realizojë detyrat në marketin ku është kompetent duke ndejtur mbrenda misionit të Kipper.
  • Të punojë në koordinim me të gjitha departamentet e kompanisë dhe të përpiqet të arrijë rezultate më të mira dhe sukses.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të jetë prezent saktësisht në kohë në fillim të orarit të punës dhe të ketë kryer të gjitha përgatitjet për të filluar punën.
  • Të i nënshkruajë të gjitha dokumentet e nevojshme para fillimit dhe mbarimit të orarit të punës.
  • Të ketë kujdes me pamjen dhe veshjen. (shembull për kasierët meshkuj: të jenë të rruar rregullisht).
  • Klientët të shërbehen me buzëqeshje dhe sjellje të mirë.
  • Mos hanë, pinë apo përtypin asgjë në ambientet ekspozuese të marketit.
  • Të rëndit mallin nga pjesa e magazinës në raftet e marketit.
  • Të kujdeset për pastërtinë e produkteve, të hap kutitë në mënyrë që malli të jetë gati për shitje.
  • Të mbledh najllonat dhe kutitë boshe nga hapësira ekspozuese të marketit dhe të i vendosi në magazinë.
  • Të numërojë arkën dhe të nënshkruajë për pranim-dorëzim të kasës.
  • Të punojë në arkën ku ka vendosur fjalëkalimin presonal.
  • Të barazoj arkën ku ka punuar në rast se ka mungesë parash.
  • Të drejtoj konsumatorin në raft për paketim pasi të ia jep qeset aq sa ka nevojë.
  • Të ju drejtohet çdo klienti me "Mirëserdhe, Ju falemnderit dhe Ju Uroj një Ditë të Mbarë"
  • Të i jep faturë fiskale çdo konsumatori.
  • Të i vendos në kasë të gjitha paratë e vogla që lënë konsumatorët.
  • Të mos pranoj dhurata.
  • Pasi cash-i e kalon kufirin e dhënë, të dorëzoj tepricën tek Shefi i Marketit.
  • Mos e ndaj me askënd fjalëkalimin e kasës.
  • Të mos shpërndahet asnjë informacion i brendshëm për kompaninë me palë të treta.
  • Të mos bëj korrigjime të llogarive fiskale (storno).
  • Produktet e blera të kalohen individualisht nga barkod lexuesi, në rast se ka më shumë se 3 produkte shumëzoni ato.
  • Kur bëhet shitje me kuti, kontrolloni pjesën e brendshme të kutisë.
  • Të mos i shërbejë të afërmit apo miqtë në kasën e tij. Produktet që ai i blen për nevoja të veta të i kaloj tek Kasieri tjetër.
  • Të mos shes me këste apo pritje.
  • Të mos marr hua nga kasa për nevoja të veta, apo të të tjerëve.
  • T'i drejtohet Shefit të Marketit kur ka nevojë për stornim të një llogarie dhe ta regjistrojë atë me një nënshkrim të dyfishtë.
  • Të mos mbajnë para kesh në xhepa gjatë orarit të punës.
  • Të mbajë të pastër kasën ku punon, pasi të ketë mbaruar orarin e punës produktet e pablera në kasë të i rendit në raftet përkatëse dhe të pastrojë arkën.
  • Të kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e marketit.
  • Të jetë vigjilent për raste të vjedhjeve dhe mashtrimeve, nëse ka situata të dyshimta të informojë Shefin e Marketit.
  • Të ngjes faturat fiskale në produktet e blera për përdorim vetjak dhe të merr nënshkrim nga Shefi i Marketit në faturën fiskale.
  • Të informojë Shefin e Marketit për çdo sasi parash ose send që gjendet në market.
  • Të informojë Shefin e Marketit për çdo produkt të kthyer.
  • Të dëgjojë çdo dëshirë apo ankesë të konsumatorëve dhe të informojë Shefin e Marketit.
  • Të ndajë të gjitha idetë në lidhje me punën më efikase me Shefin e Marketit.
  • Të paralajmërojë kolegët për punë të parregullt dhe të informojë Shefin e Marketit.
  • Angazhim dhe pjesëmarrje në shpërndarjen aktive të fletushkave për promovim, testimin e shijeve të artikujve ushqimorë, shpërndarjen e mostrave etj.,nëse ka urdhër nga ana e Shefit të Marketit.
  • Të kryejë të gjitha detyrat e dhëna nga Shefi i Marketit.

Në rast të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të dhëna dhe situatave që mund të ndodhin si pasojë, përgjegjësi mban Kasieri.

Kur punonjësi është Kasier i Emëruar për një ditë të caktuar, ai mban edhe përgjegjësitë e Zëvendës Shefit të Marketit dhe është përgjejës për to.

Të gjithë të intersuarit mund të aplikojnë përmes butonit 'Apliko Këtu'

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 03/11/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet