Komuna e Prizrenit
Vende të lira të punës (6)
Shpërndaje
	 	 

DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT NË PRIZREN

Nr. 1998/19
Datë: 02.07.2019

Në bazë të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, neni 8 paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nënparagrafi 2.1 dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Prizren, shpallë këtë:

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

  1. SHFMU “22 Dëshmorët” në Randobravë nje punëtor ndihmës
    2. ShMLM “Luciano Motroni” në Prizren, një punëtor ndihmës
    3. SHFMU “Pjetër Budi” në Lubizhë një punëtor ndihmës
    4. SHFMU “Abdyl Frashëri” në Prizren një punëtor ndihmës
    5. SHFMU “Hysni Temaj” në Kushnin një punëtor ndihmës
    6. SHMLE “Ymer Prizreni” në Prizren dy punëtorë ndihmës

Orari i plotë: 40 orë në javë
Detyrat dhe përgjegjësitë e punetorit teknik:

  • Kujdeset për nivelin e pastërtisë së hapësirës shkollore
    Bënë pastrimin e dyshemeve, dyerve, dritareve, mureve, nyejve sanitare, korridoreve etj.
  • Pastrimi i rregullt i oborrit të shkollës dhe mirëmbajtja e gjelbërimit në hapësirën shkollore
  • Njofton për të gjitha dëmet dhe defektet eventuale në shkollë
  • Kujdeset për ruajtjen e objektit dhe inventarit të shkollës
    Kryen punë të tjera sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës.

Kualifikimi:

  • Shkolla e mesme e preferuar
  • Dëshmi mbi përgatitjen profesionale-kualifikimin, fotokopje e vërtetuar
  • Dokumentin e identifikimit - kopje e letërnjoftimit,
  • Certifikata që nuk është nën hetime dhe se nuk është i dënuar për vepra penale.
  • Certifikata mbi gjendjen shëndetësore, (kandidati pasi të pranohet në punë).

Aplikacionet dorëzohen në Drejtorin Komunale per Arsim ne Prizren Afati i aplikimit është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes në web-faqen e komunës dhe mjetet e informimit Public deri më 17.07.2019.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen.
Sqarim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen për test me shkrim dhe në intervistë.
Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% e me shume të pikëve do të ftohen në
intervistë me gojë.

Drejtoria e Arsimit në Prizren
Drejtori / Gani Gërmizaj

TAGS: Komuna e Prizrenit, PrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 693
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC