Komuna e Gjakovës
Udhëheqës i Sektorit për Mirëqenie Sociale
Shpërndaje
	 	 

KOMUNA E GJAKOVËS/OPŠTINA DJAKOVICA/MUNICIPALITY OF GJAKOVA

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr. 01-111/01-24711 Datë: 01.07.2019 Gjakovë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E      E      R E K R U T I M I T

Njësia: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Sektorit për Mirëqenie Sociale

Niveli i pagesës: sipas koeficientit 8.5

Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i referencës: RN00005142

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Udhëheqë punën e përgjithshme të sektorit dhe ndihmon drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave si dhe harton planin e punës për sektorin;
  2. Menaxhon stafin e sektorit, dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, si dhe ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit;
  3. Në bashkëpunim me drejtorin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  4. Siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit lidhur me skemat për ndihma sociale për personat me nevojë
  5. Zhvillon programe dhe projekte dhe përcakton prioritetet për rastet sociale, zgjidhjen e çështjes së strehimit për skamnorët dhe çështjeve tjera sociale;
  6. Siguron shqyrtimin e aplikacioneve për ndihmat sociale në kohën e duhur dhe marrja e vendimeve në bazë të kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  7. Përgatit informatë për sqarimin e kritereve dhe procedurave për plotësimin e aplikacioneve për përfitim nga skema e ndihmës sociale;
  8. Bashkëpunon me organizatat qeveritare dhe joqeveritare, vendorë dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e rasteve sociale;
  9. Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurrimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë universitare në administratë publike, edukim, psikologji, ekonomi ose sociologji;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 4 vite përvojë profesionale;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, internet)

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren numër 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 01.07.2019 deri 15.07.2019).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Komuna e Gjakoves, GjakoveKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 575
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC