Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada - Government

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Ministarstvo za Rad i Socijalne Zaštite Ministry of Labour and Social Welfare

Mbështetur në nenin 13 dhe 18  të Ligjit Nr. 03/L - 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpall:

Titulli i vendit të punës: Asistent Administrativ (1 pozita)/zavendësim pushim të lehonisë

Referenca: AD/200

Zyra e  Drejtorit të DFSHP

Kategoria funksionele: Niveli administrativ

Koeficienti: 6 (gjashtë)

Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë

Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Procedura e aplikimit: I jashtëm

I përgjigjet: Drejtorit të DFSHP

Vendi: Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i përkrahjes administrative dhe teknike për stafin profesional dhe drejtues të Zyrës së Drejtorit të DFSHP  në fushat kryesore të punës

Detyrat dhe kryesore:

  1. 1. Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në një numër të detyrave të rëndësishme dhe të shkathëta teknike/administrative (shpesh pa mbikëqyrje); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;
  2. 2. Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve administrative përmes vet-iniciativës kur kërkohet; përfshirë trajtimin e rregullt në mënyrë të pavarur të çështjeve të paparapara me udhëzime por të ndërlidhura me nevojat e institucionit;
  3. 3. Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj., përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore;
  4. 4. Mban kontakte të rregullta me punonjësit në të gjitha nivelet e institucionit, stafin e institucioneve tjera dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  5. 5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik
  6. Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat teknike ose administrative të cilat mund të jenë mjaft të komplikuara;
  7. 7. Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

 Diplomë e shkollës së mesme, përvojë pune tri (3) vjetë në fushën administrative dhe teknike,   Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:

 trajnime përkatëse në këto fusha;

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), nga data 01.07.2019deri më 15.07.2019.

Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS  dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr. 46-Prishtinë, afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së. Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqe http://mpms-gov.net/ 

Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të  nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit..

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë .

TAGS: Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2762
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC