Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Roje e Sigurimit të objektit: Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve “TREPÇA”

	 	 

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Zhvillimit Ekonomik  - Ministarstvo Ekonomskog Razvoja - Ministry of Economic Development

Ministria e Zhvillimit Ekonomik në mbështetje të nenit 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Titulli i Vendit te Punës: Roje e Sigurimit të objektit

Nr. Referencës së vendit të punës: SHGJK – 01/2019

Koeficienti: 5.00

Njësia Organizative: Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve “TREPÇA”

Raporton tek: Drejtori i Muzeut SHKM “TREPÇA”

Kohëzgjatja e kontratës: Kohë të pacaktuar me periudhë provuese 6 (gjashtë) mujore

Orari i punës: I plotë

Vendi: Stan Tërg - Mitrovicë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën sigurimin fizik te objektit dhe pasurisë te Muzeut Shtetëror te Kristaleve dhe Mineraleve.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës se mesme;
  • Aftësi te punoj ne mënyrë efektive ne mjedisin multi-kulturor;
  • Aftësi te punoj ne nivelin me te larte te konfidencialitetit dhe transparencës.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME

PROCEDURAT E KONKURRIMIT

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedura e konkurrimit është e hapur për të gjithë kandidatët e interesuar te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë) Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen  http://mzhe-ks.net .

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten:  Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i),  dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen ndërsa, aplikacionet e mangëta refuzohen. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës,  kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ose me postë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.

Afati i konkurrimit është prej datës 28/06/2019 deri me date 12/07/ 2019, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524

TAGS: Ministria e Zhvillimit EkonomikPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1582
Kategoria Sigurim
Skadon Ka skaduar!
Orari Temporary
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC