The Kosovo Women's Network (KWN)
Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun
Shpërndaje
	 	 

Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun

RrGK shpallë pozitë të hapur pune me orar të plotë.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në Anglisht dhe Shqipinfo@womensnetwork.org me titull: “Aplikacioni për Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun”, deri me 19 korrik 2019. Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Përveq dokumenteve që kërkohen më lartë për të aplikuar, ju lutemi dërgoni edhe një shembull të shkrimit origjinal në gjuhën Shqipe dhe/ose Angleze. Preferohet që tema e shkrimit të jetë lidhur me barazinë gjinore.

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Diplomë Bachelor, ose shkallë më të lartë, në komunikim, gazetari ose fushë të ngjajshme;
  • Së paku tri vite përvojë relevante lidhur me gazetari/komunikim dhe/ose marrëdhënie me publikun;
  • Përvoja në shkrimin dhe publikimin e artikujve për të drejtat e grave dhe/ose barazi gjinore, e preferueshme;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e rrjeteve sociale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në shqip, anglisht dhe serbisht;
  • Njohuri dhe përvojë me udhëzimet e BE-së për vizibilitet, preferohet por nuk kërkohet;
  • Marrëdhënie pozitive me media, e preferueshme;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Të jetë flaksibël;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
  • Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme i/e pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Të sigurojë që të gjitha materialet për marrëdhënie me publikun të RrGK-së, par tnereve dhe përfitueseve të granteve janë në përputhshmëri me udhëzimet e BE-së për vizibilitet;
  • Të bashkëpunojë me partneret dhe përfitueset e granteve në shkrimin e artikujve në mediat sociale dhe të publikuara lidhur me aktivitetet e projektit, si dhe artikuj të suksesit për iniciativat e tyre;
  • Të shkruajë dhe të dërgojë kumtesa për media;
  • Të planifikojë dhe të organizojë ngjarje publike në bashkëpunim të ngushtë me anëtaret e tjera të stafit të RrGK;
  • Të zhvillojë fushata informuese/vetëdijesuese inovative dhe efektive;
  • Të organizojë fushata për publikun online, duke përdorur mediat sociale;
  • Të mbajë marrëdhënie pozitive të punës me media dhe dizajnerë, sipas nevojës;
  • Të përkrahë krijimin dhe zbatimin e programit të RrGK për filantropi, në bashkëpunim të ngushtë me anëtaret e tjera të stafit të RrGK;
  • Të përkrahë promovimin e mundësive për vullnetarë dhe përfshirjen e tyre.

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të mirren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

TAGS: Rrjeti i Grave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1575
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC