Hotel Garden
Recepsioniste
Shpërndaje
	 	 

Pozicioni: Recepsioniste

Pergjegjësia:

Është përgjegjëse për të siguruar shërbime të shkëlqyeshme për të gjithë mysafirët që nga momenti i kontaktimit, arritjes, qëndrimit dhe shkuarjes. Poashtu është përgjegjës për sigurimin e një atmosfere miqësore dhe të këndshme për mysafirët.

Detyrat:

  • Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët si filozofi bazike e hotelit.
  • Konatktimi me mirësjellje e mysafairëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e regjistrimeve të Librit të porosive
  • Rikontaktimi i mysafirëve të interesuar
  • Pritja me mirësjellje e mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel
  • Evidentimi i mysafirëve të cilët vendosen në hotel në Librin e mysafirëve
  • Kërkimi i dokumentacionit personal, fotokopjimi dhe mirëmbajtja e tyre
  • Dhënja e informacioneve të nevojshme për mysafirët
  • Komunikimi sipas kërkesës promocionet e hotelit, atraksionet lokale dhe pikave tjera të interesit
  • Përcjellja e kërkesave të mysafirëve stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre
  • Kontaktimi i mysafirëve nëse i është kryer shërbimi i kërkuar
  • Vlerësimi i kënaqshmërisë dhe kërksave të tyre gjatë kontrollit dalës dhe shënimi i këtyre përshtypjeve në Librin e përshtypjeve të mysafirëve
  • Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli
  • Kryerja e detyrave tjera të përcaktuara nga Përgjegjësja e menagjerit

Aftësitë:

  • Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të jetë komunikative
  • E motivuar për punë
  • Aftësi për punë nën presionin e kohës
  • Gatishmëri për punë jashtë orarit

Kushtet e punës dhe paga shumë të mira.

apliko@hotelgarden-ks.com me Subject: Emërtimi i vendit të punës:

Shembull:

Email: apliko@hotelgarden-ks.com

Subject: Recepsioniste

Aplikuesja duhet të jetë femër.

Dokumentet e nevojshme per aplikim:

Cv- së duhet ti bashkangjitet nje foto e formatit te vogel, te gjitha eksperiencat e meparshme si dhe rekomandimet per ato qe i posedojne.

Shikime 807
Kategoria Hoteleri
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC