1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Pejë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

 

Emri i grupit

Specialistë i Administrimit të

 

Përgjithshëm

Institucioni

Komuna Pejë

Nr. i Referencës

RN00012505

Kodi

RPC0006058

Data e njoftimit

08.09.2023

Afati për aplikim

29.09.2023 - 09.10.2023

 

 

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Bënë identifikimin e pronave të paluajtshme të paregjistruara dhe pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave dhe i shënon në formularë të anketimit si dhe atë elektronik,
  • Verifikon dhe krahason të dhënat e vendosura në sistem përmes formularëve të anketimit, verifikon gjendjen ekzistuese në terren.
  • Modifikimet rreth pronës dhe tatimpaguesit, krijon dosje çdo tatimpaguesi të tatimit në pronë, dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe arkivimin e dokumenteve të tatimit në pronë
  • Korrigjimet në STP për pronën dhe tatimpaguesin,
  • Regjistron të dhënat nga formulari i anketimit për pronat e paluajtshme dhe të ë dhënat e pronarëve apo shfrytëzuesve të atyre pronave, bënë plotësimin e ndërrimit të destinimeve të objekteve sipas gjendjes faktike dhe në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.
  • Ndërrimet e tatimpaguesve në bazë të kontratave apo marrëveshjeve të dakorduara (nënshkruar),
  • Inspektimi i gjendjes në teren, identifikon personat që u adresohet fatura tatimore letër kujtesa vërejtjet tjera si dhe marrin nënshkrimet e marrësit te faturës ose vërejtjes ose fletë thirrjes në rast se nuk gjendet prezent pala.
  • Përgjegjës vëzhgimi dhe përmirësimi i ndërrimeve të destinimeve,
  • Kontrollimi dhe marrja e informatave nga dokumentet burimore, kryen vizita ne teren, shënon nr. e ngastrës, lokacionin dhe adresën dhe i ruan të dhënat në bazën e të dhënave.
  • Puna e vazhdueshme ne teren me pajisjen tabletë GPS formulari elektronin “Protax2”,
  • Modifikimi përmirësimi dhe regjistrimi i tatimpaguesve me formularin elektronik Dorëzimi raporteve te mbikëqyrësi,
  • Dorëzimi raporti udhëheqësi i sektorit – Drejtori,
  • Inspektimi ne teren me kërkesë të zyrtar për Ankesa,
  • Plotësimi formularit me te dhëna për ndërtesën , për njësinë, dhe tatimpaguesin,
  • Përgatitja e raporteve skenimi formularëve ,
  • Njoftimi i tatimpaguesve rreth obligimeve dhe konsultave sa i përket tatimit ne prone.
  • Kryen detyra tjera në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret të cilat mundë kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.
  • Kualifikime të posaçme formale: Diplome Universitare
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  1. Pozitat aktualisht të lira

 

Nr. i

Titulli i

Klasa e

Koeficien

 

Organizata /

Nr. i

 

Kodi

Referencë

Institucioni

pozitës

pozitës

ti

Vendi i punës

kërkuar

 

 

s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zyrtar për

 

 

 

Zyra për

 

 

RPC0005798

RN000122

Evidentimin e

Profesional 3

GJ43 -

Komuna Pejë

tatimin në

4

 

 

22

Pronës së

 

3.96

 

pronë dhe të

 

 

 

 

Paluajtshme

 

 

 

hyra tjera /

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore).
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e tatimit në pronën e paluajtshme;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me vendin e punës;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Kategoria Administratë
Skadon 09/10/23 (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni Pejë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet