1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Prince Coffee House shpall konkurs pune.

Titulli i Pozites:           ZYRTAR/E I/E FINANCAVE

Lokacioni:                    Prishtinë

Data e hapjes:             26.09.2023 (08:30)

Data e mbylljes:          15.10.2023 (16:30)

Detyrat dhe Përgjegjesite kryesore:

  • Mban regjistër për të gjitha transaksionet ditore,
  • Monitoron të gjitha pagesat dhe depozitat e kompanisë në bankë,
  • Bën procesimin e faturave,
  • Ofron asistencë CFO-së - sipas nevojës,
  • Të regjistrojë dhe arkivojë dokumentacionin e ndryshëm që i përket departamentit,
  • Të bëjë regjistrimin kontabël të të gjitha mallërave komerciale, paisjeve të punës, shërbimit dhe gjithë dokumentacionit të shitblerjeve,
  • Rakordon kartelat me klientët dhe furnitorët sipas rastit.

Kërkesat për këtë pozicion pune:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë apo Kontabilitet
  • Preferohet eksperiencë pune në fushën e Kontabilitetit apo Financave
  • Të ketë përvojë pune minimum 2 vite
  • Aftësi të komunikimit me shkrim dhe verbal në anglisht e domosdoshme dhe gjermanisht është përparësi
  • Njohuri të avancuara të pakos së Microsoft Office
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve
  • Të jetë në gjendje të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip

Të gjithë kandidatet e interesuar për aplikim mund të dergojnë CV e tyre përmes emailit: info@princecoffeeshops.com

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni Pozitën për të cilin aplikoni (Zyrtar/e i Financave).

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet