1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs pune – Marketing - 75 Mall

Kordinator/e  i/e Marketingut – 1 Pozitë

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Udhëheqja dhe menaxhimi i kampanjave të Marketingut;
  • Zhvillimi, zbatimi dhe optimizimi i strategjive të marketingut për platformën tonë të E-commerce;
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe ekipin teknik për të krijuar përvoja të përsosura për klientët në platformën tonë;
  • Monitorimi, analiza dhe raportimi i përformancës së kampanjave të marketingut dhe rekomandime për përmirësim;
  • Menaxhimi dhe optimizimi i buxhetit të marketingut online, duke siguruar ROI maksimal;
  • Bashkëpunimi me palët e treta, duke përfshirë platformat e reklamës digjitale, influencerët, dhe partnerët e teknologjisë;

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Përvojë në fushën e shitjes online dhe strategjive të marketingut digjital;
  • Njohuri të platformave të E-commerce, SEO, reklamës digjitale dhe marketingut me influencerë;
  • Aftësi të shquara analitike dhe njohuri të programave si Google Analytics;
  • Aftësi të shquara komunikimi, prezantimi dhe udhëheqjes së ekipit;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Dizajner/e   Grafik – 1 Pozitë

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Krijimi i dizajneve vizuale për platformën tonë të E-commerce, duke përfshirë imazhe të produktit, bannerë, reklama dhe video;
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të krijuar materiale promovuese dhe përmbajtje vizuale për rrjetet sociale dhe platformën e E-commerce;
  • Përdorimi i njohurive mbi trendet aktuale të dizajnit për të siguruar se vizualet janë tërheqëse dhe të përshtatshme për audiencën tonë;
  • Menaxhimi i projekteve të dizajnit nga koncepti deri në zbatim;

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Eksperiencë të mëparshme si dizajner grafik, preferohet në një mjedis E-commerce;
  • Aftësi të shquara në programet grafike si Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, etj.);
  • Aftësi të shquara komunikimi;
  • Të ketë pasion për E-commerce dhe të krijojë vizuale tërheqëse dhe efektive;

Seo / Asistent/e për E-commerce – 1 Pozitë

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive SEO për platformën tonë të E-commerce;
  • Krijimi i analizave të fjalëve kyçe dhe optimizimi i përmbajtjes për të përmirësuar renditjen në motorët e kërkimit;
  • Bashkëpunimi me ekipet e marketingut dhe teknik për të siguruar se faqja është e optimizuar dhe e përditësuar sipas praktikave më të mira SEO;
  • Njohuri të platformave të E-commerce, SEO, dhe mjeteve analitike si Google Analytics, Semrush, etj;
  • Krijimi i artikujve për “Blog” në web;

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Përvojë me MS Office, E-Commerce, Adobe Photoshop, Ilustrator, Corel Draw;
  • Njohje e dizajnit për krijimin e banerave;
  • Njohuri për të analizuar feedback-un e të gjitha aktiviteteve;
  • Njohuri të shkëlqyera për trafik të SEO-s, web dhe rrjete sociale;
  • Njohuri të shkëlqyera në organizimin e Photo sesion;
  • Aftësi të shquara analitike dhe njohuri të programave si Google Analytics;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Lokacioni: Gorenje Vetërnik, Prishtinë

Aplikoni duke dërguar CV-në dhe Portfolion tuaj në emailin punesim@gntc-ks.com
Konkursi qëndron i hapur nga data 25.09.2023 deri më 10.10.2023
Për më shumë informacione kontaktoni në këtë numër të telefonit 049 77 77 52 (nga ora 08:00 deri në orën 16:00)

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 10/10/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet