Microsoft Dynamics Navision Implementues dhe zyrtar i projektve (3 pozita)
Përgjegjësitë:
- Implementimi i sistemeve ERP (Navision) tek klientet e kompanisë;
- Analiza dhe dokumentimi i proceseve biznesore të klienteve;
- Krijimi i relacioneve të mira me klientet;
- Përgjegjës/e për implementim të projekteve sipas dinamikes së paraparë me planin e punes;
- Merr pjesë në takime, mbledhje apo evente publike, kur është e nevojshme;
- Bën trajnimin e stafit të klientit për përdorimin e sistemit;
- Raporton mbi ecurinë e projekteve në baza ditore të menaxherët e projekteve;
- Merr pjesë në testimet interne dhe kualitetit të kontrolles së projekteve;
- Jep zgjidhje për problemet në sistem, të parashtruara nga klientet;
- Përformon edhe detyra tjera të caktuara nga përgjegjësit;
Kualifikimi:
- Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin e lartë, të profilit Ekonomik, Financa
- Kandidatet duhet të kenë përvojë në implementim të sistemeve ERP (preferohen kandidatët që kanë punuar me Navision)
- Preferohen kandidatët që kanë mbaruar kurse te kontabilitetit apo janë të certifikuar në kontabilitet;
- Aftësi për të punuar në grupe/ekipe dhe nën presion;
- Aftësi të mira komunikimi dhe njohje të mirë në të shkruar dhe folur të gjuhes angleze;
- Njohje të konceptit të ERP sistemeve;
- Duhet të jetë i përshtatshëm për të punuar jashtë orarit dhe gjatë fundjavës, nëse është e nevojshme;
- Duhet të ketë patentë shofer, kategoria B;
- Duhet të kenë njohuri të mira të gjuhes Angleze, në të folur dhe shkruar;
- Duhet të ketë njohuri rreth programeve për menaxhim të databazave SQL 2008R2, SQL2012;
- Kandidatët që kanë njohuri rreth NAVISION 2009, 2013, 2015,2016, 2017 kanë përparësi.
Afati i konkursit do të mbetet i hapur deri me 12.07.2019. Inkurajohen të gjithë kandidatet që i përmbushin kriteret e mësipërme që të na dergojnë një CV dhe letër motivuese në:
hr@katrori-its.com.
Vetem kandidatet e përzgjedhur do ftohen për fazen e testimit dhe intervistimit.

TAGS: Katrori, Prishtine, KosovaJob, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune
