Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalNë bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës
Titulli i vendit të punës: Saldues/e (4 pozita)
I raporton: Kryepunëtorit/es për Saldues, Divizioni i Prodhimit
Niveli i pagës: 6
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: 6 muaj me mundësi vazhdimi
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat e përgjithshme:
- Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori/ja dhe Udhëheqësi/ja i/e Divizionit të Prodhimit;
- Ndihmon Kryepunëtorin/en në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave për Departamentin e Intervenimeve Urgjente;
- Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me punëtorët e grupit me Kryepunëtorin/en;
- Është përgjegjës/e për prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe strukturave tjera të metalit si dhe materialeve tjera për nevojat e Departamentit të Intevenimeve Urgjente;
- Bën paramasat dhe parallogaritë e dyerve, dritareve dhe elementeve të tjera të cilat i kërkohen nga udhëheqësi/ja;
- Duhet të dijë të lexojë skicat dhe planet;
- Është përgjegjës/e për matjen dhe vendosjen e xhamave varësisht nga nevojat e Departamentit të Intevenimeve Urgjente;
- Duhet të bëj pastrimin, gërryerjen, prerjen, saldimin, rrafshimin, ngjyrosjen e metaleve të ndryshme;
- Bashkëpunon ngushtë me aluminpunuesit;
- Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB-së;
- Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve të punës;
- Është përgjegjës/e për ruajtjen e sigurisë dhe shëndetit personal;
- Merr pjesë në mbledhjet me stafin dhe raporton për punët e kryera ose për pengesat në punë;
- Është përgjegjës/e për të gjitha punimet të cilat i kryen;
- Është përgjegjës/e për mbarëvajtjen e vendit të punës dhe të gjithë procesin e punës që e realizon;
- Porositë për materialet e nevojshme i bën më herët dhe i specifikon në detaje sipas kërkesës;
- Materialet të cilat nuk furnizohen sipas kërkesës ka të drejtë t’i kthejë mbrapa;
- Kujdeset për mjetet e punës dhe raporton për defektet e tyre;
- Përgatit raportet e punës në baza ditore, javore, mujore, vjetore për punët që realizon;
- Kryepunëtori/ja mund t’a ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
- Në rast të mungesë së zyrtarëve tjerë me urdhër te menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera.
Kualifikimet:
Aftësitë:
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 19.09.2023 deri më 03.10.2023.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.
Na osnovu odredaba člana 8 Zakona o radu, kao i Administrativnog uputstva br. 07/2017, član 4, Javno Stambeno Preduzeće Sh.A u Prištini, objavljuje:
K O N K U R S
Za popunjavanje radnog mesta
Naziv radnog mesta: Zavarivač (4 mesta)
Izveštava: Glavnom radniku za Zavarivače, Odeljenje Proizvodnje
Visina plate: 6
Radno vreme: 40 sati nedeljno
Trajanje ugovora: 6 meseci sa mogućnošću produženja
Mesto rada: Ul. „Zija Šemsiu“ br. 22, Ulpiane- Priština (sedište Javnog Stambenog Preduzeća)
Opšti zadaci:
Kvalifikacije:
Veštine:
Procedura konkurisanja
Zainteresovani kandidati mogu dobiti zvaničan formular u kancelariji za Ljudske Resurse Javnog Stambenog Preduzeća ili ga preuzeti sa sajta na adresi: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/
Dokumentacija se može dostaviti u fizičkoj kopiji Sektoru za Ljudske Resurse na adresu ul. Zija Shemsiu br.22, Priština, ili da se aplicira putem zvanične e-pošte burimet.njerezore@npbanesore.com ili putem pošte.
Kandidati koji konkurišu moraju da unesu tačnu adresu, kontakt telefon kao i e-mail adresu. Samo izabrani kandidati će biti pozvani za ostale procedure regrutacije .
Dokumenti koji se moraju priložiti:
Napomena: Prijave poslate poštom, na kojima se nalazi poštanski žig o dostavi izvršenoj posljednjeg dana roka za prijavu, smatraće se validnim i biće uzete u obzir ako stignu u roku od dva (2) dana. Prijave koje pristignu nakon ovog roka i one nepotpune u smislu odgovarajuće dokumentacije neće se razmatrati.
Izabrani kandidat je dužan da donese lekarsko uverenje da je dobrog fizičkog i psihičkog zdravlja pre potpisivanja ugovora.
NEKOMPLETNE PRIJAVE I DOKUMENTACIJA PREMA USLOVIMA NAVEDENIM U OVOJ OBJAVI KAO I ONE KOJE PRISTIGNU NAKON KONKURSNOG ROKA NEĆE SE RAZMATRATI.
Objava je otvorena od dana 19.09.2023. do 03.10.2023.
Za detaljnije informacije možete se obratiti Odeljenju za Ljudske Resurse Javnog stambenog Preduzeća na br. tel : 038 553 311.