Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalTHIRRJE PËR APLIKIM NË AKADEMINË PËR UDHËHEQËSI NË KOMUNITET - EDICIONI NË PEJË
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton 18-24 vjeçarët/et nga Peja, Klina dhe Istogu të bëhen pjesë e edicionit të dytë të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, e cila zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.
Programi i Akademisë, i cili ofrohet falas, është hartuar në bashkëpunim me Street Law, organizatë prestigjioze në fushën e edukimit jo-formal me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I njëjti, është përvojë unike që ofron trajnim dhe përgatitje profesionale, përmes dy punëtorive të planifikuara në fillim dhe fund të programit, krahas takimeve dhe punës praktike të vazhdueshme, në organizim dhe zbatim të nismave në komunitet. Zhvillohet nga trajnerë me njohuri dhe përvojë të dëshmuar që do t’ju ndihmojnë të bëheni qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm, si dhe të ndërtoni rrjet me aktivistë e profesionistë tjerë në komunitetin dhe vendin ku jetoni.
Kriteret e aplikimit:
KCSF inkurajon gjithëpërfshirje nga aspekti gjinor dhe i etnisë.
Afati i fundit për aplikim: 30 shtator 2023, në ora 23.59.
Për më shumë, shkarko thirrjen për aplikim në vegëzën: https://bit.ly/3El7Aij