Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Termat e Referencës
Kompani/Ekspert/e për Zhvillimin e Strategjisë së Organizatës
Hyrje
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët që nga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës. Përgjatë viteve të fundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me një spektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhe faktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe rajon si: Komisioni Evropian, Save the Children Kosova/o, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, Volkshilfe Solidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.
Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Save the Children Kosova/o (SCiK), tash e disa vite është duke punuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, në kuadër të të cilave ka zhvilluar projekte për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor dhe raportimit të rasteve të dhunës në shkolla. Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, po punohet në ngritjen e kapaciteteve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në identifikimin dhe parandalimin e llojeve të dhunës në shkollë ndaj nxënësve, përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe fuqizimit të mekanizmave ekzistues në shkolla. Pjesë e rëndësishme e këtij programi është zhvillimi dhe fuqizimi i kapaciteteve humane e logjistike të organizatës.
Objektiva
Syri i Vizionit kërkon një ekspert/e ose kompani për hartimin e Strategjisë dhe planit të veprimit të organizatës për tri vitet e ardhshme (2024-2027), duke u përqendruar në zhvillimin e objektivave strategjikë me tregues të matshëm dhe të verifikueshem për organizatën.
Strategjia e re do të përqendrohet rreth katër objektivave kryesore:
- Organizimin dhe funksionimi i brendshëm të organizatës;
- Zhvillimin dhe zgjerimin e objektivave strategjike/fushave dhe programeve të SiV;
- iii. Zhvillimin e planit të veprimit; dhe
- Qëndrueshmëria dhe ngritja e fondeve.
Përditësimi strategjisë së SiV do t’i mundësoj menaxhmentit të orientojë angazhimin e tyre në politika të qëndrueshme duke zhvilluar politika dhe mekanizma qe ndikojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e organizatës konform programeve dhe objektivave strategjikë për tri vitet e ardhshme
Kualifikimi i nevojshëm:
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nga Kompania apo Ekperti/ja i/e angazhuar pritet:
Detyrat Speficike përfshijnë:
Angazhimi i Kompanisë/ Ekspertit/es:
Kompania/Eksperti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument. Angazhimi do të bëhet në baza ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:
Kushtet e Pagesës:
SiV do të kompensojë kompaninë ose ekspertin individual me një tarifë bruto ditore (për individët do të ndalen dhe paguhen taksat mbi të ardhurat dhe kontributi pensional, bazuar në Ligjin e Kosovës) ose/dhe në një shumë pa TVSH kur kemi të bëjmë me kompani. SiV do ta bëjë pagesën përmes transferit bankar në valutën Euro në llogarinë bankare pas përfundimit dhe miratimit të detyrës (dorëzimit të dokumentit final të strategjisë, raportit narrativ dhe timesheet) dhe dorëzimit të fletëevidencës së plotësuar/fatures.
Dokumentet dhe procedura për aplikim:
*Kërkesa financiare duhet të jetë e detajuar për secilën punë që do të realizohet, këtu duhet të përfshihet, mbajtja e punëtorisë, shkrimi i strategjisë dhe raportit narrativsi dhe një planë tentativë i punës;
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@syriivizionit.org ose naser.lajqi@syriivizionit.org me subjektin Aplikacioni për Ekspert për Hartimin e Strategjisë së Organizatës”. Apo edhe përmes postës në adresën e organizatës OJQ: “Syri i Vizionit”, Rr. Isa Demaj, nr. 14, 30000 Pejë, Kosovë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është me datë: 10 tetor 2023, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!