1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 


Pozita: Recepcionist/e

ONZE është studio moderne e rikuperimit, e cila ofron shërbime dhe programe të dizajnuara për të ndihmuar individët të përmirësojnë mirëqenien e tyre fizike dhe mendore, të rivendosin energjinë, dhe të rikuperohen nga stresi, lodhja, ose lëndimet fizike.
Aktualisht po kërkojmë një recepcionist/e miqësor/e, të organizuar dhe përqendruar tek klientët, që t’i bashkohet ekipit tonë. Si pikë e parë e kontaktit me klientin, ju do të luani një rol vendimtar në krijimin e një eksperience pozitive dhe mikëpritëse në studion Onze.

Detyrat dhe përgjegjesitë:

  • Shërbimi ndaj klientit: Informon klientët për shërbimet dhe për cdo gjë që është e nevojshme
  • Regjistron të dhënat e klientit
  • Asiston në taska administrative, sipas nevojës
  • Administron të gjitha arkëtimet dhe pagesat që bëhen në arkë
  • Planifikon termine - merret me caktimin e termineve dhe konfirmimin e tyre
  • Mirmëmban hapsiren e vendit të punës
  • Ruan me konfidencialitet të gjitha informatat që mund ti posedoj si ato personaletë klienteve dhe ato qe kanë të bëjnë me shëerbime në përgjithësi
  • Kryen detyrat tjera që kërkohen, varësisht nga kërkesa

Kërkesat:

  • Eskperienca në punë si recepcionist/e ose shërbim ndaj klientit preferohet
  • Të ketë shkathtësi të mira të komunikimit
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Energji positive
  • Korrektësi dhe përpikemëri
  • Të ketë aftësi për të punuar i/e pavarur, në punë ekipore si dhe në ambient
    dinamik

Benefitet:

Mundësi të punoj në një ambient pozitiv dhe mjedis të fokusuar ndaj mirëqenies.

Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional

Për te aplikuar dërgoni CV tuaj përmes butonit mëposhtë deri me 06.10.2023

Kategoria Administratë
Skadon 06/10/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet