
MUNDËSI PUNËSIMI
NDIHMESE E PASTRIMIT (1 Pozitë)
Studio Erlet Mucolli Pilates, E M ‘PILATES’ është lidere e industrisë të Pilates në Kosovë.
Si pjesë e suksesit dhe zgjerimit të aktiviteteve të kompanisë, ofrohet mundësia për të punësuar
1 person me orar të plotë, që do të angazhohet për të asistuar kompaninë në mirëmbajtje të
objektit tonë.
Lokacioni:
· Prishtinë.
Data e fillimit të punës:
· 01 Tetor 2023.
Përgjegjësitë:
- Të sigurojë një mjedis të pastër dhe higjienik për klientët dhe stafin tonë
- Kryen detyra të rregullta të pastrimit dhe të ruajtjes të pastërtisë të përgjithshme të studios,
- Eshtë përgjegjës për mbajtjen e pastërtisë së hapësirës së studion, duke përfshirë zonën e
ushtrimeve, tualetet, zonën e pritjes dhe zona të tjera të përbashkëta.
- Eshtë përgjegjës për pastrimin e pasqyreve, dyerve, dritareve të studios, ventilimin,klimatizimin.
- Eshtë përgjegjëse për pastrimin e dyshemesë dhe largimin e pluhrave brenda studios.
- Mirëmban lulet dhe hapësirat e gjelbërta të studios.
- Pastron dhe dezinfekton pajisjet e ushtrimeve, dollapet, materialeve dhe mjetet tjera sipas nevojës.
- Zbraz koshët e mbeturinave dhe zëvendëson qeset sipas nevojës.
- Pastron dhe dezinfekton tualetet, duke përfshirë tushet dhe lavamanet.
- Sigurohet që të gjitha furnizimet e pastrimit të jenë në dispozicion dhe të rregullt.
- Monitoron, inventarin e produkteve të pastrimit dhe njofton menjëherë Menaxherin e Studios kur të duhet rimbushur furnizimi.
- Raporton menjëherë Menaxherit të Studionit për çdo nevojë për mirëmbajtje ose riparim shtesë brenda hapësirave.
- Respekton të gjitha rregullat e sigurisë, përfshire aktivizimin e alarmeve dhe mbylljen e dyerve dhe dritareve.
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me minimalisht ndërhyrje.
Kualifikimet e kërkuara:
- Shkathtësi të mira fizike
- Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë
Mënyra e aplikimit dhe afati kohor
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit më poshtë deri me datë 28 Shtator
2023. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.