“ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Pozita: Specialist/e i/e Prokurimit.
Vendi i punës: Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përpilimi i kërkesave dhe specifikacioneve të nevojshme në bashkëpunim me departamentet e kompanisë dhe nevojat e tyre për blerjen e produkteve dhe shërbimeve të nevojshme.
- Identifikimi dhe krahasimi i furnizuesve potencialë për të siguruar ofertat më të favorshme.
- Sigurimi që të gjitha kërkesat dhe ofertat të bëhen në një mënyrë të hapur dhe transparente.
- Bisedimi dhe negocimi me furnizuesit për të siguruar kushtet dhe çmimet më të mira për kompaninë.
- Monitorimi i cilësisë së produkteve ose shërbimeve të blera për të siguruar që ato janë në përputhje me standardet dhe specifikacionet e kërkuara.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar që prokurimi është në përputhje me nevojat e tyre.
- Kontrolli i kostove të prokurimit dhe përpilimi i raporteve të nevojshme financiare.
- Nënshkruan të gjitha faturat në lidhje me blerjet dhe furnizimet e kompanisë dhe sigurohet që produktet e blera janë sipas specifikave të kërkuara.
- Ruajtja e dokumentacionit të lidhur me prokurimin në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme.
- Përpilimi i raporteve të rregullta për menaxhimin dhe udhëheqjen e kompanisë rreth performancës së prokurimit
- Mban kontakte të mira në suaza të punës me të gjithë furnizuesit dhe sigurohet që janë përmbushur të gjitha qëllimet e kompanisë.
- Zgjidhja e çdo problemi ose çështjeje që mund të lindë gjatë procesit të prokurimit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diploma universitare në fushën e menaxhimit, ekonomisë, ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune të paktën 3 vjeçare në fushën e prokurimit ose menaxhimit të furnizimeve.
- Njohuri të mirë të ligjeve dhe rregullave të prokurimit publik dhe praktikave të mira në këtë fushë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociatash.
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të detyrave dhe kohës.
- Aftësi të mira të përpilimit të raporteve dhe dokumentacionit.
- Aftësi të përdorimit të programeve kompjuterike të zakonshme, përfshirë edhe Microsoft Office.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze.
Aplikimi bëhet përmes butonit 'Apliko Këtu' ose email-it (postës elektronike), në: hr@artmotion.net
Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 28.09.2023, Ora 16:00h.