1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton kompanitë e specializuara për realizimin e:

Video/ animacion për vetëdijësimin dhe sensibilizimin e popullatës për rëndësinë e shërbimeve sociale si dhe nxitjen e veprimeve të institucioneve për të trajtuar me prioritet miratimin e Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare në mënyrë që të sigurohen shërbime sociale cilësore dhe të qëndrueshme për njerëzit në nevojë sociale.

Termat e referencës mund të shkarkohen KËTU

Kompanitë janë të mirëpritur të dërgojnë ofertën e tyre në email adresën:
procurement1@soskosova.org deri me datë: 28.09.2023

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet