
General Manager
Detyrat
- Maksimizon te gjitha mundesite qe ofron biznesi ne sektorin automotiv per te arritur rezultate sa me te larta ekonomike.
- Pergjegjes per te realizuar te gjithe "Business Condition" qe ka kompania Mektrin Motors me Marken ne menyre qe te arrihet maksimumi i mundshem i perfitimeve ekonomike.
- Manaxhon, trajnon dhe motivon Staff-in ne varesi ne menyre efektive dhe sigurohet qe te kete nje nivel shume te larte sherbimi tek klientet.
- Detyre themelore eshte ngritja dhe promovimi i imazhit te Kompanise dhe Markes.
- Te jete ekspert i tregut duke marre njohuri te te gjithe treguesve kryesore dhe te dhenave qe lidhen me sektorin e automobilave, konkurencen dhe ekonomine.
- Koordinon dhe manaxhon aktivitetin ne showroom per te dhene nivelin me te larte te sherbimit dhe permbushjen e te gjithe standardeve te markes.
- Pergjegjes per kujdesin e te gjitha mjeteve te shitjes te jene ne gjendje te plote pune duke perfshire Terminalet Kompjuterike, CRM, konfigurimet e duhura te postes elektronike, webpage, broshurat e produkteve dhe cdo material tjeter te lidhur me aktivitetin.
- Siguron nje ambjent te showroom ne gjendje perfekte, staff-i ne varesi te respektoje orarin e punes dhe zbatimin e kodit te veshjes ne fuqi.
- Siguron qe i gjithe staff-i eshte plotesisht i trajnuar sipas kerkesave te Markes dhe ka kryer te gjithe trajnimet online te detyrueshme.
- Siguron perputhshmeri maksimale me standardet e brand-it qe perfaqeson dhe gjithashtu siguron se i gjithe stafi ne varesi eshte ne dijeni dhe zbaton standardet me perpikmeri maksimale.
- Ndihmon drejtuesit e kompanise dhe te Burimeve Njerzore ne procesin e Bonuseve, pagave, largimin dhe marrjen e Staff-it te ri.
- Analizon si eshte pozicionuar Marka ne tregun vendas dhe kristalizon "target-group" te klienteve qe do synohen nga kjo Marke.
- Mat dhe raporton performacen e te gjithe fushatave te marketingut dhe arritjen e qellimeve te tyre (ROi dhe KPi).
- Pershtat ecurine e kompanise rreth drejtimit, zgjedhjeve dhe strategjive te pergjithshme te Markes.
- Monitoron dorezimin e produktit dhe reagimet e klienteve mbas shitjes.
- Monitoron tendencat e tregut, kerkimin e tregut dhe aktivitetin e konkurenteve ne menyre qe te identifikohen mundesi dhe pika kyce zhvillimi.
- Monitoron dhe kujdeset per Databaze te te dhenave per klientet potenciale, Test Drive dhe Klientet ekzistues te Markes (manuale dhe ne sistem NAV).
- Perfaqeson nivelin me te larte qe mban mardhenie korrekte dhe profesionale me perfaqesues te Markes dhe organizma te tjere te lidhur me te.
Kualifikimet
- Diplome Universitare ne Inxhinieri ose Ekonomi/Manaxhim/Marketing.
- Njohuri shume te mira te automjeteve dhe sektorit automotiv ne teresi.
- Eksperience ne sektorin automotiv ne pozicion te ngjashem.
- Te zoteroje shume mire gjuhen Angleze.
- Te kete aftesi organizative dhe ne manaxhimin e Staff-it.
- Aftesi shume te mira ne shitje dhe arritjen e objektivave.
- Njohuri te mira ne fushen e marketingut.
- Aftesi te mira komunikimi dhe punes ne grup.
- Pozitiv, entuziast dhe sipermarres.
- I matur, i besueshem dhe profesional ne mardhenien e punes.
- Njohuri shume te mira te programeve baze kompjuterike: Paketa Office, Outlook, Windows etj.
- Te zoteroje Leje Drejtimi te klasit B.
Mekanik
Ne menyre te permbledhur dhe kryesisht, pa u kufizuar vetem ne to, me poshte jane te pershkruara detyrat dhe roli I pozicionit te “Mekanik / Teknik L2 ”.
Mekanik/Teknik eshte pozicioni i punes ne Sektorin e Servisit qe kujdeset per te gjitha proceset operative te servisit. Raporton tek Kontrollori I Cilesise dhe Menaxheri Servisit.
Pergjegjesite dhe Detyrat
- Pergjegjes per diagnostikimin, lokalizimin, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve te automjeteve.
- Fikson makinen ne uren ngritese dhe vendos paisjet mbrojtese te makines.
- Pergjegjes per kontrollin fizik te automjeteve. Evidentimi I riparimeve te domosdoshme, dhe raportimi tek Menaxheri I Servisit.
- Plotesimi I Urdhrit te Riparimit, printimi I dokumentit te Diagnostikimit dhe kryerja e te gjitha fushatave online te parashikuara nga prodhuesi per cdo makine.
- Bashkepunon me Magazinierin/Menaxherin e magazines per pjeset qe I duhet dhe ka pergjegjesi te plote per cdo pjese qe meret nga magazina.
- Sigurohet qe vendos te gjitha mjetet/paisjet mbrojtese te nevojshme, perpara fillimit te punes.
- Zhvillimi dhe perfundimi punes brenda kohes se percaktuar nga prodhuesi.
- Ploteson Online Service History (OSH) dhe printimi I historikut te makines.
- Dorezimi I makines pas perfundimit tek Kontrollori I Cilesise.
- Pastrimi I vendit dhe veglave te punes.
- Miremban dhe eshte pergjegjes per veglat e punes qe ka ne dispozicion.
- Zbaton proceset dhe proceduarat ne funksion te Standardeve te Markes dhe te kompanise, qe I takojne departamentit/sektorit te Magazines.
- Merr pjese dhe perfundon ne kohe te gjitha trajnimet online (e-Learnings) dhe jashte vendit qe jane te detyrueshme per pozicionin e punes.
- Detyra te tjera qe delegohen nga eproret dhe drejtuesit e kompanise.
Detyrat
- Te jete njohes shum i mire i sistemeve mekanike te makinave
- Te jete i afte ti japi zgjidhje problemeve minimalisht te zakonshme mekanike
- Te kete njohuri te sistemeve elektronike te makinave
- Te jete njohes i programeve diagnostikuese
- Perparsi do te kene ato kandidate qe kane eksperience ne kete profil.
Kualifikimet
- Minimalisht duhet te kete mbaruar studimet ne shkollen e mesme profesionale per automobila.
- Te kete eksperience pune ne kete fushe.
- Te jete njohes i mire i sistemeve te makines (Sistemi drejtimit, frenimit, amortizimit e tj).
- Te kete aftesi te mira komunikuese.
- Te jete njohes i mire i nje gjuhes Angleze.
- Te jete i gatshem per trajnime jashte vendit.
- Te kete deshire per te punuar dhe mesuar ne pune, si dhe te jete ne gjendje te perballoje volumin e punes.
- Te zoteroje patenten e klasit B.
Për të aplikuar në këto pozicione pune, dërgo CV-në në email: hr@mektrin.al