Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë

Psikologë (30) / Pedagogë (20)

	 	 

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë - Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije - Ministry of Education, Science and Technology

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës (Ligji nr. 03/L-212-Gazeta zyrtare nr. 90/1 dhjetor 2010), UA-26/2013, zgjedhja e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucionet e arsimit parauniversitar, UA- 34/2014-Funksionimi i Këshillit pedagogjik- psikologjik në shkolla :

Shpall konkurs për “Psikologë dhe pedagogë”

Institucioni: Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë

Titulli i vendit të punës:   

Psikologë dhe pedagogë në institucionet edukativo-arsimore;

Vendi i punës sipas regjioneve arsimore: Prishtinë 10 (6 psikologë dhe 4 pedagogë), Mitrovicë 5 (3 psikologë dhe 2 pedagogë), Prizren 9 (pesë psikologë dhe katër pedagogë), Ferizaj 8  (pesë psikologë dhe tre pedagogë), Pejë, 6 (tre psikologë dhe tre pedagogë) Gjilan, 6  ( katër psikologë dhe dy pedagogë) Gjakovë, 6 (katër psikologë dhe dy pedagogë) 

 Datë: 25.06.2019

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Detyrat e pedagogëve:

  • Planifikimin, programin dhe organizimin e punës edukative - arsimore
  • Mbështetjen e hartimit dhe zbatimit të planit zhvillimor të shkollës
  • Koordinimin e punës së aktiveve personale, planprogramin e mësimdhënësve
  • Përkrahjen e klubeve të nxënësve, këshillat e prindërve dhe organet apo këshillat e tjera të shkollës
  • Merr pjesë në hulumtimin e nevojave arsimore, në hartimin dhe zbatimin e projekteve shkollore
  • Përcjellë dhe inkurajon futjen e risive dhe praktikave të mira pedagogjike
  • Pedagogu vepron në realizim të efektshëm të procesit edukativo-arsimor
  • Pedagogu ndihmon dhe udhëzon mësimdhënësit në zbatimin e metodologjive ndërvepruese të mësimdhënies duke promovuar filozofinë me nxënësin në qendër përmes ndihmës për implementimin e nxënies në bashkëpunim me mësimdhënësit duke i ndihmuar ata në përgatitjen e modeleve arsimore, planeve ditore dhe aspekteve të tjera të veprimtarisë arsimore.

Detyrat e psikologëve:

  • Psikologu bashkëpunon me pedagogun e shkollës në të gjitha çështjet e përbashkëta të këtyre dy profesioneve
  • Psikologu ka detyrë të kontribuojë në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësit
  • Psikologu ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë
  • Psikologu punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit, zhvillimit social e personal të nxënësit
  • Psikologu bashkëpunon me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin
  • Psikologu afron konsultime me mësimdhënës, prindër dhe komunitetin me qëllim të shëndetit sa më ë mirë të nxënësve
  • Psikologu bashkëpunon me institucione profesionale të shkollës, institucione të tjera sociale dhe shëndetësore dhe organizata të tjera me qëllim të përvetësimit të praktikave të mira.

Kualifikimet dhe kushtet në vendin e punës:

  1. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në sistemin arsimor
  2. Psikologët të kenë përgatitje shkollore të nivelit master në Fakultetin Filozofik, degën e Psikologjisë- drejtimi: Psikologji shkollore dhe Këshillim, të fakultetit filozofik ( apo siç është rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)
  3. Pedagogët të kenë përgatitje shkollore të nivelit master në degën e Pedagogjisë përkatësisht Fakultetin e Edukimit, studimet katërvjeçare në Degën e Pedagogjisë apo siç është e rregulluar me UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional)
  4. Njohuri dhe përvojë për sistemin arsimor
  5. Përvojë në zhvillimin e programeve dhe këshillimit
  6. Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  7. Shkathtësi këshillimi, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; 
  8. Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  9. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në uebfaqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 16.07.2019

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në uebfaqen e MASHT-it
http://masht.rks-gov.net/,  ose ta marrin në  Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, adresa: Rr. “Agim Ramadani” p.n.  në zyrën 4, në arkivit ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.  Diplomat duhet të jenë të noterizuara.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Ministria e  Arsimit, Shkences dhe TeknologjisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 16902
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC