
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitat:
Lokacioni: Mazgit
- TEKNIK (Serviser) i teknikës së bardhë dhe elektro-shtëpiakeve dhe sistemeve te klimatizimit (3 Pozita);
- MONTER i sistemeve të klimatizimit (2 pozita);
- PRAKTIKANT (me pagë të rregullt dhe bonuse) me mundësi punësimi në servisimin dhe montimin e teknikës së bardhë dhe elektro-shtëpiakeve dhe sistemeve te klimatizimit (4 Pozita).
Kualifikimet për teknik (serviser):
- Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant;
- Të ketë eksperiencë pune në fushën e teknikës së bardhë, elektroshtepijakeve dhe sistemeve te klimatizimit;
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj ne ekip;
- Të ketë patent shoferin (kategoria B);
Kualifikimet për monter i sistemeve të klimatizimit:
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesem;
- Te ketë eksperiencë pune në montimin e sistemeve të klimatizimit;
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj në ekip;
- Të ketë patent shoferin (kategoria B);
Kualifikimet për praktikant:
- Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo të ngjajshme;
- Të ketë vullnet dhe interesim gjatë programit të praktikës teknike në teknikë të bardhë, elektroshtepijake dhe sisteme të klimatizimit;
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj në ekip;
- Patent shoferin (kategoria B) është përparsi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
- Ju lutem e shënoni në subjekt se për cilin lokacion aplikoni.
- Afati për aplikim deri me datë: 18.10.2023
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
