Konkurs
Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra e Shërbimeve në Ferizaj - në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Përshkrim i organizatës
Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.
Kualifikimet / Përvoja e punës
- Diplomë të studimeve themelore në fushën e Psikologjisë, Ergoterapisë;
- Master (të jetë në përfundim të studimeve master) / përbën përparësi;
- Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit tek fëmijët me sindromë Down;
- Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down;
- Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi;
- Njohuri të gjuhës angelze;
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Bashkëpunon si një anëtar i ekipit ndërdisiplinor për vlerësimin, përcaktimin e objektivave dhe ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë bashkë-trajtime, mbledhje të ekipit, zhvillim profesional dhe mbështetje profesionale të fëmijës me sindromë Down dhe familjes së tij
- Të vlerësoj performancën e zhvillimit tek fëmijët me sindromë Down të cilët marrin shërbimin e terapisë së zhvillimit dhe okupacionale në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
- Ofron shërbimin për terapi zhvillimi dhe okupacionale për fëmijët me sindromë Down, si dhe këshillon dhe mbështet familjet e tyre për këtë shërbim, të cilët janë të kyçur në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm me qëllim që praktika terapeutike të jetë pjesë e jetës së përditshme të fëmijës
- Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
- Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
- Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
- CV të përditësuar
- Letër motivimi
- Subjekti: Aplikim –Terapist Zhvillimi- Qendra DSK Ferizaj - në e-mail adresën: fellenza.burrniku@downsyndromekosova.com
Afati i aplikimit: 19/09/2023-30/09/2023
Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.
Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune