Thirrje për OSHC-të Lokale dhe aktivistët social
“Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, në kuadër të projektin ‘Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik’, ka hapur thirrjen për OShC-të lokale dhe aktivistët social, për tu angazhuar në cilësinë e koordinatorit të grupeve tematike (barazia, grupet e cenueshme dhe komunitetet), në bashkë-krijimin e politikave lokale. Ky projekt është pjesë e programit rajonal SMART Ballkans, intervenimet nacionale, financuar nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë”
Projekti zbatohet në tetë (8) komuna (Ferizaj, Gjakovë, Podujevë, Vushtrri, Viti, Klinë, Lipjan dhe Dragash) dhe ka për synim konsolidimin e OSHC-ve në nivelin lokal, për të shërbyer si ndër-lehtësues në mes iniciativave të komuniteteve lokale dhe komunave, rritjen e kontributit profesional, nxitjen e iniciativave rajonale si dhe promovimin e proceseve integruese evropiane.
OSHC-të lokale dhe aktivistët social, nga këto komuna, mund të aplikojnë për tu përfshirë në cilësinë e koordinatorit për një (1) nga tri (3) grupet tematike (barazia, grupet e cenueshme dhe komunitetet).
OSHC-të dhe aktivistët social, do të përfshihen direkt në tri dimensione:
Për tu bërë pjesë e programit, njëherësh koordinator i grupit tematik, për OSHC-të apo aktivistët social në komunat e targetuara kërkohet:
Thirrja është e hapur nga: data, muaji, viti deri me data, muaji, viti; ora.
Inkurajohen OSHC-të lokale dhe aktivistët social, që dëshirojnë të rrisin njohuritë dhe përvojat në fushës së politikave lokale dhe strategjive për grupet tematike që të aplikojnë.
Aplikimi bëhet në platformën www.klgi-platform.compas regjistrimit ju ofrohet qasja juaj në formën e aplikimit dhe mundësia për të bashkangjitur letër motivimin.
Për informata shtesë ju lutemi të na kontaktoni në: tel: +383 (0) 38 522 000; +383 (0) 46 139 508; e-
mail: info@klgi-ks.com: ueb:www.klgi-ks.com
Ky projekt zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).