1

Serviser/e i/e Teknikes së Bardhë

Ruaj
Elektro Service Kosova
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Elektro Service Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në servisimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Serviser/e e Teknikes se Bardhë

Vendodhja: Prishtinë

Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?

Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?

A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?

Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që Elektro Servis Kosova  po kërkon!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Riparon dhe servison tekniken e bardhe, duke e marre urdhërin e punës nga koordinatori I servisit.
  • Kërkon pjesën e këmbimit ne kohen e duhur për urdhërat e hapur të punës nga menaxheri për të siguruar pjesët rezervë.
  • Mbajtja e rregullt e veglave te punës, si dhe një furnizim të rregullt te materialit te shpenzuar.
  • Plotësimin e duhur dhe në kohë te urdhrave të punës.
  • Njoftimi me kohe te produkteve të gatshme për dorëzim te klienti.
  • Menaxhimi i të dhënave të detajuara të të gjitha urdherave të punës që duhet të shpërndahen.
  • Përgatitja e raporteve aktuale dhe periodike.
  • Përcjellja e problemeve me produktet dhe reagimi i përshtatshëm në të gjitha palët e lidhura që kanë të bëjnë me produktet per riparim.
  • Magazinimi I pjesëve rezervë –pranimi dhe dorëzimi I pjesëve te vjetra revers dhe pranim-dorëzimi I te rejave bazuar ne urdhëresat e punës.
  • Kërkesat:
  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë.
  • Preferohet njohja e gjuhës Angleze
  • Përvoje pune të ngjajshme,

Elektro Servis  ju ofron:

  •  Trajnim i vazhdueshëm
  •  Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  •  Ambjent i shkëlqyer pune në zyra moderne
  •  Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun-ks.com, ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë:

https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1067

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 29/09/23 (2 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet