Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalTERMAT E REFERENCËS
Për Realizimi teknik i videove – metodologjia e punës së seancave terapuetike
Zbatuar nga: Down Syndrome Kosova - DSK
Mbështetur nga: Mbështetur nga: UNICEF në Kosove në partneritet me USAID në Kosovë.
Hyrje
Informtat e përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova - DSK
OJQ DSK është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga themeluesit që janë prindër të fëmijëve dhe personave me sindromë Down. Numër regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale dhe multi-etnike, e shtrirë me shërbimet e veta, pesë (5) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren ,Ferizaj dhe Gjilan.
Vizioni
Një shoqëri ku respektohet diversiteti njerëzor dhe personat me sindromë Down kanë mundësi të barabartë dhe mund të realizojnë potencialin e tyre.
Misioni
Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.
Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 famije të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin e të drejtave të barabarta të personave me sindromë Down dhe në përgjithësi të personave me aftësi të kufizuar. DSK ka punuar dhe vazhdon të punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down. DSK deri më tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërdrejtë nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.
Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Association (EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare në Shoqatën Europiane të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar (EASPD), Koalicioni Për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar FKAK, CIVIKOS, Rrjetin e Grave të Kosovës – RRKG, etj. Shoqata Down Syndrome Kosova ka programet e saj të shtrira në katër regjione; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
- Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
- Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)
Objektiva
Shoqata Down Syndrome Kosova është duke impementuar projektin “Fuqizimi i shërbimeve të integruara, efektive dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të kufizuara intelektuale" në kuadër të së cilit do të implementohen aktivitete si realizimi teknik i videove – metodologjia e punës së seancave terapuetike .
Në kuadër të këtij granti Shoqata Down Syndrome Kosova kërkon të angazhoj një kompani apo individ që do të bëjë realizimin e videos dhe të dërgojnë ofertën e tyre sipas specifikave të kësaj thirrje:
Kualifikimi i nevojshëm
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nga i/e angazhuari/a pritet;
Angazhimi
Kompania apo individi do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim nga Down Syndrome Kosova. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
Plani kohor
Angazhimi i kompanisë apo individit për realizimin e videos është për periudhën Shtator, 2023 Ditët e punës do të specifikohen në planin e punës në diskutim me stafin e DSK.
Politika për mbrojtje të fëmijëve
Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, eksperti/ja/ kompania duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj. DSK ka një politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual.
Kushtet e pagesës
Pagesa do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Down Syndrome Kosova e do të nënshkruhet nga i/e angazhuari/a/ përfaqësues e kompanisë. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit dhe dorëzimit të dokumenteve të cilësisë së pranueshme për DSK-së.
Dokumetet dhe procedurat për aplikim:
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org me subjektin: Aplikim: Kompani apo individ për realizmin e videos-– metodologjia e punës së seancave terapuetike
Ose
Përmes zyres postale në adresën:
Down Syndrome Kosova
Rruga “Nazmi Mustafa”, Pejton, Prishtin
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 19/09/2022 në ora 16:00.