1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

QENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA

Shpall Konkurs

PEMA është organizatë jo-qeveritare e cila ofron shërbime psikosociale me qëllim për të krijuar një mjedis sa më mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm. Organizata vepron përmes katër qendrave të kujdesit ditor në katër komuna të Kosovës (Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren) për të ofruar shërbime sa më të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe familjet e tyre.  Në kuadër të projektit “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale, të strehimit dhe të rehabilitimit” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, PEMA shpall konkurs për Këshilltar/e Psikosocial/e.

Pozita:                                                KËSHILLTAR/E PSIKOSOCIAL/E 

Vende të punës:                                1

Qendra e Kujdesit Ditor:                  Prizren

Qëllimi kryesor i punës:

Të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët dhe adoleshentët me nevoja të veçanta të cilët vizitojnë Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA, për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar me moshatarët.  

Përgjegjësitë kryesore

  1. Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e programeve individuale për të vlerësuar nevojat dhe progresin e fëmijëve;
  2. Ndërton marrëdhënie konstruktive me fëmijët, ndërvepron me ta dhe sipas nevojave individuale vendos pritje sfiduese, por të realizueshme;
  3. Prindërve dhe kujdestarëve të tjerë u ofron të dhëna në baza të rregullta rreth vështirësive dhe arritjeve/përparimit të fëmijëve;
  4. Këshillon familjet dhe prindërit, u jep këtyre të fundit mundësi takimi me prindër tjerë që përballen me sfida të ngjashme përmes seancave vetë-përkrahëse në Qendrën e Kujdesit Ditor.

Përgaditja akademike/Kualifikimet

  • Diplomë universitare në psikologji ose logopedi.
  • Përvojë pune me fëmijët me aftësi të kufizuara.
  • Përvojë pune me familjet që përballen me situata sfiduese.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe të punës ekipore.

Ju lutem dërgoni aplikacionin tuaj (CV dhe Referenca) deri më 24 Shtator 2023, ora 16:00, në email adresën: pema.recruitment@gmail.com

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë

Kategoria Shëndetësi, Medicinë
Skadon 24/09/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet